Tuesday, November 5, 2013

Përfaqësuesja e Kosovës më katër boksier në “Gongun e Artë”

Përfaqësuesja e Kosovës në boks me katër boksier do të prezantohet në turneun ndërkombëtare “Gongu i Artë” që mbahet në Shkup.
Ky turne në të cilin marrin pjesë boksier cilësor nga vendet e ndryshme të rajonit do të mbahet prej 7 deri më 11 nëntor në Shkup të Maqedonisë.
 
Federata e Boksit e Kosovës (FBOXK), ka konfirmuar pjesëmarrjen e përfaqësues sonë në këtë turne ndërkombëtare.
Me ftesën e Federatës së Maqedonisë, Kosova do të marr pjesë në turneun ndërkombëtar të boksit i 43-ti me radhë ‘Gongu i Artë’ që mbahet në Shkup nga data 7 deri më 11 nëntor, është thënë në njoftimin e FBOXK-së.
 
Sipas këtij njoftimi, boksierët 60 kg Liridon Zeqiri, 64 kg Gazmend Gashi, 69 kg Arian Gashi dhe 91 kg Pirro Quni, do ta përfaqësojë vendin tonë në turneun e Shkupit. Ndërsa në ekspeditën e vendit tonë do të jenë edhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli, selektori Xhevdet Peci dhe trajneri Shefki Bogujevci.
 
Sipas FBOXK-së ky turne do të jetë edhe një sprovë për boksierët tanë para turneut të madh ndërkombëtar “Adem Jashari” që do të mbahet me 15-16 nëntor./standardi.info/

No comments:

Post a Comment