Showing posts with label News. Show all posts
Showing posts with label News. Show all posts

Thursday, November 7, 2013

MUHAMET MUSTAFA, VITIN E ARDHSHËM, KANDIDAT I LDK'SË PËR KRYETAR TË PRISHTINËS?


Deputeti më i ri i LDK'së, Muhamet Mustafa pritet të jetë kandidat i LDK'së për Kryetar të Prishtinës nëse Partia e Isa Mustafës renditet e para në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Burime të Express brenda LDK'së kanë thënë se udhëheqja e LDK'së i ka premtuar Muhamet Mustafës pozitën e Kryetarit të Prishtinës nëse Isa Mustafa bëhet Kryeministër i Kosovës.

Megjithëkëtë, Muhamet Mustafa e ka thënë se në LDK nuk ka kaluar në këmbim të ndonjë pozite partiake dhe shtetërore.

Ai ka thënë se nuk do të jetë kandidat i LDK'së për Kryetar të Prishtinës edhe nëse i ofrohet një mundësi e tillë.

"Jo", është përgjigjur ai.

"Të gjitha këto janë spekulime", ka shtuar Mustafa, për Express, të enjten.

Sidoqoftë, Mustafa ka thënë se në LDK ka shkuar natyrshëm për shkak të qëndrimeve të njëjta që ka pasur gjatë gjithë mandatit të këtij Parlamenti.

"Kurrë në jetën time s'kam bërë veprime politike në këmbim të pozitave. As nuk kam bërë, as nuk bëj dhe as nuk do të bëjë kurrë. Kam shkuar në LDK për të krijuar masën kritike për të krijuar ndryshime të domosdoshme në shoqëri", ka treguar ai.

Në vitin 2007, Muhamet Mustafa ka qenë i propozuar i AKR'së për Kryetar të Prishtinës, por ai nuk kishte marrë këtë detyrë për shkak të kandidimit të Isa Mustafës.

"Ajo ka qenë një situatë tjetër. 2007'a është diçka krejt tjetër prej 2013'shit. Të gjitha këto janë spekulime", ka thënë ai.

​Jakup Krasniqi ‘aderon’ në LDK?

“Ju njoftojë se prej tani e tutje, aktivitetet e mija, si deputet i Kuvendit të Kosovës do t’i zhvillojë në kuadër të Grupit Parlamentar të LDK. Ju lutem që kjo të merret parasysh dhe të bëhen veprimet e nevojshme procedurale”, këto kanë qenë fjalët e kryetarit të Kuvendit të Kosovës gjatë seancës së sotme të Kuvendit.
Leximi i letrës së informuese për kalim në GP të LDK-së, është ndërprerë nga duartrokitjet e deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe nga gazi i vetë kryeparlamentarit Krasniqi, i cili përnjeherë ka sqaruar se letra që po lexonte ishte e deputetit Muhamet Mustafa./infkosova.net

Wednesday, November 6, 2013

Eqrem Kryeziu pritet ta pushtoj “Jerusalemin” e Hashim Thaçit

 Krijohen dy blloqe politike të pashpallura: LDK, VV, Fatmir Limaj, Zafir Berisha/ BD dhe në anën tjetër PDK- AAK

Zgjedhjet e 3 nëntorit po krijojnë një stinë të re politike në Kosovë. Rrethanat që pasuan nga këto zgjedhje pashmangshmërisht kanë krijuar dy blloqe politike të pashpallura që luftojnë njëra tjetrën. Blloku i parë politik i pashpallur por që do veprojë bashkërisht në prapaskenë përbëhet nga LDK, VV, Fatmir Limaj, Zafir Berisha/ BD. Përjashto këtu VV-në vetëm në Prishtinë. Blloku i dytë politik, i pashpallur, përbëhet nga partitë që tashmë janë në koalicion të pashpallur në nivel vendi PDK dhe AAK. Për shkak të ambicieve në Gjakovë, AKR do të mbetet në mes të dy blloqeve të sipërpërmendura.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

PJ në kampet e Sirisë: Ushtarë shqiptar nuk na duhen, duam bukë, ndihma…


SIdlib-Siri (AIP), 6 nëntor  -Një reportazh në kampet në Siri dhe  Idlib, në kufi me Turqinë, aty ku prej disa kohësh jetojnë refugjatët nga Siria, janë kyresisht gra me fëmijë në krah dhe pleq të kërrusur kanë braktisur shtëpitë drejt kampeve turke në vijën kufitare, që na e përkujton refugjatët kosovar ne vitet e 99-ta në kufijtë me Shqipërinë dhe Maqedninë. “Nuk na duhen ushtarë shqiptarë, na duhet bukë, veshmbathje dhe ilaçe për fëmijët…Ose, na sjellni aeroplan ushtarak, nëse keni, vazhdon me humor shoqëruesi ynë i ULS-së”, thotë komandanti lokal i ULS-së në Idblib për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë”

Vedat MEMEDALIU nga Idlib-Siri

Sirianët: Ushtarë shqiptarë nuk na duhen, i kemi  djemt tanë në front.. falemnderit Zoti ju ruajt…por duam bukë, ndihma…

Ahmedi dy vjeç, i ardhur nga Alepo e Sirisë – është njëri nga qindra fëmijët e ikur nga bombat e regjimit të presidentit Bashar al-Assad. I shoqëruar nga gjyshi, ai ka tre muaj që po strehohet në kampin Kerame – rreth 100 kilometra brenda territorit të Sirisë dhe i kufizuar me qytetin turk Kilis. Prindërit e Ahmedit para gjashtë muajve vdiqën nga bombat e ushtrisë siriane. Përkujdesja për 2-vjeçarin tashmë ka mbetur në duart e gjyshit Daud, i cili së bashku me shumë sirianë tjerë, nga Alepo u nisën drejt Turqisë.

Në kampin Kerame, kamp kryesisht me tenda, numri më i madh i refugjatëve janë tepër të vegjël për të kuptuar dhunën që po ndodh. Në këtë kamp afër qytetit sirian Idlib, më shumë se 400 fëmijë jetimë janë strehuar nga organizata joqeveritare për të drejtat dhe liritë e njeriut – IHH, raporton agejncia e lajmeve “Presheva Jonë” Idlib-Siri

Gratë lindin rrugëve …Mbi 30 kampe refugjatës vetëm ne Turqi mbi 600 mijë të dëbuar, që na e kujton kohën e Milloshevicit në Kosovë

Rrugës së pluhurosur për në Idlip, të shoqëruar nga pjesëtarë të Ushtrisë së Lirë të Sirisë, gra me fëmijë në krah dhe pleq të kërrusur kanë braktisur shtëpitë drejt kampeve turke në vijën kufitare. Idlipin me rrethinë e kontrollon Ushtria e Lirë e Sirisë. Luftimet për më shumë se një vit tashmë kanë mbaruar, ndërkohë që i gjithë qyteti është shndërruar në gërmadha. Opozitarët e armatosur thonë se ushtria e Assad-it ka bombarduar çdo cep të qytetit dhe fshatrat për rreth, ndërsa viktimat shkojnë deri në 2000, kryesisht fëmijë, gra e pleq!

“Ata sulmuan Idlibin nga ajri me avionë ushtarak. Katër nga fshatrat e Idlipit dhe një lagje të tërë të qytetit bombat janë zhdukur tërësisht. Sulme mizore, por megjithatë arritëm t’i tërheqim pas një viti luftime”, thotë një komandant lokal i Ushtrisë së Lirë Siriane, që nuk pranoi të identifikohet me emër. Sulmet në këtë pjesë veriore të Sirisë vazhdojnë edhe tani, por me intensitet më të vogël. Ndihmat për civilët arrijnë deri në vijën e fundit të Idlibit, ndërkohë që gjendja më e rëndë humanitare regjistrohet në qytetin e Alepos. Më shumë se gjysmën e qytetit e kontrollon njësiti “Jabhat al-Nusra”, organizatë kjo e lidhur ngushtë me Al-Kaedën.

Në Idlib dhe në vijën kufitare me Turqinë janë ngritur më shumë se 30 kampe-tendash. Rrugës në thellësi të Sirisë, IHH në bashkëpunim me Qeverinë turke, atë të Jordanit dhe shoqata të ndryshme si “Umah” e Britanisë së Madhe, “Kishat e Bashkuara” të Belgjikës dhe Holandës po strehojnë të ikurit aty ku mundet. Shekil, shtetas britanik, thotë se shoqata që drejton ai ka grumbulluar ilaçe dhe furgonë të Ndihmave të Shpejta.

“Ndihmat tona kryesisht janë në ilaçe. Kemi sjellë dhjetëra furgonë të Ndihmave të Shpejta. Refugjatët kanë nevojë edhe për më shumë kujdes mjekësor. Gratë po lindin rrugëve. Ka shumë foshnja të vdekur, ndërsa pjesën më të madhe e ka kapluar epidemia nga uji i helmuar dhe burime tjera ushqimore. Veprojmë vite të tëra si organizatë humanitare, por këso tmerri nuk na ka ndodhur të shohim askund në botë”, tregon shtetasi britanik që po ndihmon në Siri bashkë me shumë organizata tjera humanitare. Ai ankohet për presion të vogël ndërkombëtar ndaj qeverisë së Sirisë, e cila po bllokon kanalet për depërtimin e ndihmave për civilët. “Bota ka mbyllë sytë ndaj masakrës që po bënë qeveria e Asadit. OKB-të nuk janë aspak të zëshme në atë që po ndodhë këtu në Siri! Turp për ato vende që po mbështesin në heshtje vrasjen e popullit sirianë”, thotë i irrituar Shekil.

Për aq kohë sa po zgjat lufta civile në Siri, numri i refugjatëve sirian në Turqi ka arritur në 600 mijë, ndërkohë që mbi 2 milionë gjithsej janë shpërndarë në Liban, Jordan dhe Irak. Refugjatët në Turqi kryesisht janë strehuar në kampe dhe shtëpi në qytetet për rreth vijës kufitare – në Gaziantep, Kilis, Antakya dhe Reyhanli.

Autoritetet turke, të ndihmuara edhe nga organizata të ndryshme humanitare, po ndërtojnë edhe dy kampe të reja brenda qytetit Kilis, ndërsa thonë se kjo bëhet pasi mbarimi i luftës nuk po shihet afër. “Lufta civile nuk ka të mbaruar, jo edhe për pesë vitet e ardhshme. Dashtë Zoti që kohë të më demantojë, por nga ajo që po shohim, konflikti do të zgjasë”, thotë Ismail Osmani, shoqëruesi ynë, njëherësh anëtar i bordit drejtues të IHH-së. Po ndërtojmë kampe-qyteza nga kontejnerë që kanë kushtet maksimale për një jetë të qetë, tregon Osmani. Në Kilis, kampi i qeverisë turke “Elbeyli”, i ndihmuar edhe nga organizata për të drejtat e njeriut, është vlerësuar nga OKB si njëri ndër kampet më të përgatitura në botë për strehim të refugjatëve. I furnizuar me shkollë, çerdhe fëmijësh, spital, dhe sallë sporti…, në këtë kamp jetojnë mbi 100 mijë refugjatë. “Kampi-kontejner ‘Elbeyli’ këtu në Kilis, me 15 mijë kontejnerë, është njëri ndër dhjetëra kampet tjera që po strehojnë mijëra të ikur nga lufta e Sirisë”, thotë Osmani, ndërsa shton se refugjatëve u ofrohet gjithçka brenda kampit, nga ushqimi dhe shkollimi deri te kujdesi shëndetësor.

Siria ka një popullsi prej 22.5 milionë banorësh! Më shumë se gjysma e territorit është përfshirë nga lufta civile. Qytete dhe fshatra të tëra janë shndërruar në gërmadha në vendet ku luftimet vazhdojnë sot e kësaj dite. Jeta ka humbur kuptimin në Alepo, Latakia, Idlibi, Al-Raqah, Hama dhe Homsi, qytete të mëdha ku bombardimet e regjimit të Asadit nuk ndalen për asnjë ditë. Pjesë më e madhe e këtyre qyteteve tashmë ndodhet në duart e opozitës! Edhe njësitet kurde kontrollojnë territore, sidomos në ato pjesë ku edhe banojnë – në Idlib, Azaz, Jarabuluz…

“Nuk arritëm të organizohemi si duhet! Po tentojmë që edhe grupet tjera që veprojnë në Siri, të kemi një komandë të përbashkët. Është vështirë që arrijmë këtë, por me ndihmën e Zotit, do të bashkohemi. Qëllimin e kemi të njëjtë – ta largojmë pushtetin aktual që po masakron popullatën siriane”, thonë përfaqësuesin e ULS-së. Në ULS, komandanti lokal i njësitit në Idlib siguron se asnjë shqiptarë nuk vepron bashkë me ata!

“Gati të gjithë që kanë kapur armët këtu tek ne janë sirianë. Shqiptarët, apo të tjerët nuk na duhen. Kemi mjaft ushtarë që duan kallashnikov, por këto armë nuk na kryejnë shumë punë. Nëse jeni aq humanistë dhe nëse dëshironi ta ndihmoni popullin sirianë, organizohuni dhe na ndihmoni në kampet e të ikurve nga bombardimet. Secili nga ju keni rroba të tepërta në shtëpi. Keni mjek të shumtë, mësues… fëmijët presin ndihmën e dikujt që ka mundësi të zbusin dhimbjet. Na duhen ilaçe, gjithçka që ndihmon civilët të harrojnë tmerret e luftës. Ushtarë sa për ta ushqyer dhe për t’i dhënë një kallashnikov, jo nuk kemi nevojë. Kemi mjaft ushtarë.. Ose, na sjellni aeroplan ushtarak, nëse keni, vazhdon me humor shoqëruesi ynë i ULS-së”, thotë për agjencinë  e lajmeve “Presheva Jonë” komandanti i njësitit në Idlib.

“Lufta e Sirisë është luftë e brendshme e popullit sirian. Të rinjtë nga jashtë Sirisë nuk duhet të mendojnë për luftë! Sirianët gjithashtu kanë nevojë për mjek vullnetarë, mësues dhe përkujdesës. Të ikurit e Sirisë kanë nevojë për mbështetjen humanitare tonën, por edhe të Ballkanit, ashtu siç kishin nevojë shqiptarët e Kosovës dhe ata në Bosnjë në kohën e luftërave me regjimit e Millosheviçit”, thotë zëvendëspresidenti i IHH-së, organizatë kjo që u etiketua nga agjencia e lajmeve iraniane “FarNeës” si mbështetëse e Al-Kaedas në Siri që në bashkëpunim me oficerë të CIA-s, rekrutojnë dhe stërvitin shqiptarë për luftë në këtë vend. “Akuzat e këtilla që vijnë nga Irani nuk janë të parat dhe as të fundit, besoj. Dikujt i pengon ajo që jemi në krah të fëmijëve dhe refugjatëve sirianë. Akuza të këtilla kishin edhe në kohën kur vepronin në Kosovë, kur ndihmonin refugjatët shqiptarë nga Kosova me mbi 300 kamionë ndihma. Na akuzuan edhe kur ndihmuam shqiptarët në luftën e Maqedonisë, e më parë, edhe për ndihmat në Bosnjë. Lajmet dhe akuzat e këtilla nuk mund të na ndalin në qëllimin tonë si organizatë – të ndihmojmë nevojtarët gjithandej ku janë”, shpjegon Oruç. Ai, me këtë rast u apelon të gjithë atyre që ngrenë dyshime për punën e IHH-së që të marrin guximin dhe të hyjnë në kampet e refugjatë në Siri dhe të shohin punën e IHH-së!
“Ftojmë të gjithë ata që dëshirojnë, qofshin gazetarë apo humanitarë, të vijnë me ne dhe të hyjmë në kampet e refugjatëve sirianë dhe të shohim se cilat janë aktivitetet tona. Drejt Sirisë nga kufiri i Turqisë për çdo ditë futën 10, 100 e deri në 1000 humanitarë dhe njerëz që dëshirojnë të ndihmojnë refugjatët – fëmijët, gratë dhe të moshuarit. Vetëm në këtë mënyrë do të binden se çfarë po ndodhë në Siri dhe çfarë pune bënë IHH”, thotë Husein Oruç. “Jemi organizatë humanitare. Do të ndihmojmë në Siri, ashtu sikurse ndihmojmë në Bosnjë, Serbi, Shqipëri, Maqedoni dhe në Kosovë. Ndihmojmë edhe në Afrikë, Perëndim dhe vende tjera të botës. Ky është misioni ynë dhe askush nuk do të na ndalë t’u qëndrojmë afër nevojtarëve”, thotë i bindur zëvendëspresidenti i IHH-së, Husein Oruç.

Isa vs. Shpendi ballë për ballë të premten në RTK

Isa Mustafa dhe Shpend Ahmeti do të përballen të premten në Radio Televzionin e Kosovës në një debat të drejpërdrejt në ora 20.30.
Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Isa Mustafa, gjatë fushatës elektorale 30 ditëshe nuk kishte pranuar të ballafaqohet me kundërkandidatët tjerë.
Atij i ishte bërë thirrje vazhdimisht që të jetë pjesë e debateve, mirëpo i kishte shpërfillur vazhdimisht këto kërkesa.
Isa Mustafa i LDK-së dhe Shpend Ahmeti i Lëvizjes Vetëvendosje do t’i masin forcat më 1 dhjetor në balotazhin për kryetar të Prishtinës. Në raundin e parë Isa Mustafa doli fitues, por nuk arriti të marrë shumicën e nevojshme që të shpallet kryetar. (ORAinfo)  

Konfirmohet helmimi i Jaser Arafatit me polonium radioaktv

Forenziku britanik, David Barckley deklaroi se gjetjet e testeve të mostrave të marra nga mbetjet mortore të ish-liderit palestinez Jaser Arafat kanë konfirmuar se është gjetur elementi radioaktiv polonium.
“Sipas mendimit tim, është absolutisht e sigurt që shkaku i vdekjes së tij është helmimi me polonium”, tha ai për agjencinë e lajmeve Reuters pasi që më parë edhe gruaja e Arafatit kishte deklaruar që burri i saj është helmuar.
“Nivelet e pranishme në mbetjet e tij mortore ishin të mjaftueshme për të shkaktuar vdekjen”, tha Barckley, sipas të cilit tipi i gjetur i poloniumit në trupin e Arafatit ka gjasa të jetë prodhuar në ndonjë reaktor nuklear.
Ndonëse shumë vende kanë mundur të jenë burim i lëndës së tillë helmuese, dikush nga përcjellja e tij më e afërt sigurisht i ka hedhur një dozë të vogël të izotopi vdekjeprurës, me gjasë në formë pluhuri në pijen, ushqimin, pikat për sy apo në pastën e tij të dhëmbëve, shtoi ky ekspert.
“ajo që ne kemi është dëshmi e sigurt – ajo që ka shkaktuar sëmundjen e ti dhe i është dhënë me qëllim që ta vrasë”.
Gruaja e Arafatit, Suha tha se bëhet fjalë për krim të vërtetë, vrasje politike. Ajo ppo qëndron në Paris, pasi mori raportin e Institutit për fizikë radioaktive të Universitetit të Lausanne në Zvicër. Ajo nuk akuzoi asnjë person apo shtet, duke pranuar se Arafati ka pasur shumë armiq.
Arafati u sëmurë më 2004 dhe vdiq shpejt pas kësaj. Deri në helmimin e spiunit rus Aleksandar Litvinenko, në një hotel të Londrës më 2006, askush nuk besonte që Arafati është helmuar dhe se poloniumi, sikundër edhe ai i përdorur në rastin e Litvinenkos, është shkak i vdekjes së liderit palestinez. /Indeksonline/


LDK e AKR koalicion për Mitrovicë dhe komuna tjera

Lidhja Demokratike e Kosovës do t’i ndihmojë AKR-së në komunat ku ajo është në balotazh.
Burime të Reporteri.net kanë thënë se sot LDK dhe AKR janë marrë vesh për bashkëpunim në Mitrovicë. AKR është e dyta në balotazh me PDK-në.
Sipas burimeve LDK dhe AKR do të kenë marrëveshje edhe në nivel nacional, që e nënkupton se LDK do ta mbështesë AKR-në edhe në Gjakovë, e ndërkaq AKR do të ofrojë mbështetje në komunat tjera ku LDK është në balotazh./orainfo

EKSKLUZIVE: fuad Ramiqi, i dërguari i shërbimeve serbe që shtynë agjenda islamike në osovë


Ekskluzive: Fuad Ramiqi, i dërguari i shërbimeve serbe që shtynë agjenda islamike në KosovëNga Express | 06 Nëntor 2013 17:23Madhësia e tekstit:AAA
Inteligjenca kosovare në disa dokumente ka analizuar figurën e Fuad Ramiqit. Ajo pretendon që Ramiqi është i rekrutuar i Kundërzbulimit serb (KOS) dhe se edhe sot vazhdon të punojë në interes të organizatave që trashëguan punët e KOS’it, por tash me agjendë të re. Aty ngrihen dyshime për rolin e tij ne FARK dhe në momentin e vrasjes së Ahmet Krasniqit. Inteligjenca pretendon që e di veprimtarinë e tij në detaje, madje që e njeh edhe për së afërmi personalitetin e tij sa që dijë edhe pijen e tij të preferuar. “Pija e preferuar e Ramiqit është kapuçino e vogël”, thuhet ndër të tjera në këto dokument të cilat i posedon Gazeta Express.

Ushtarak i suksesshëm dhe agjent i Kundërzbulimit serb (KOS), por politikan deri tash i dështuar.

Kështu e përshkruan inteligjenca kosovare Fuad Ramiqin, një person kontrovers, ish-zyrtar i së paku dy partive, kandidat i pavarur, dhe tash lobues i vijës ekstreme të të drejtave të myslimanëve në Kosovë si dhe fytyra e partisë së dytë islamike në vend, partisë LISBA.

“Besohet se Fuad Ramiqi është rekrutuar nga KOS-i qysh në fillim të viteve të 90’ta...personeli që i ka mundësuar veprimtarinë ushtarake Ramiqit nga KOS ishin: Zdravko Tolimir, Dragan Stojmenovic (Mlekce) dhe Simon Tomanov, zëvendës i eprorit të KOS-it Aleksadër Vasiljeviq”, thuhet në disa dokumente analitike për figurën e Ramiqit të cilat i ka siguruar Gazeta Express.

“Besohet që edhe sotRamiqi vazhdon të jetë i lidhur me strukturat ushtarake të Serbisë që trashëguan KOS-in; si VBA apo VOA.... Por tash e vazhdon aktivitetin për këtë organizmit si mbrojtës i vlerave të islamit”.

Në këto dokumente analitike inteligjenca kosovare si fakte për këtë lidhje të tij përmend ngritjen e tij në karrierë, sidomos pozitat që ai mbajti në ushtri në Krahinën Autonome të Bosnjës Perëndimore. Kjo krahinë njihet edhe si “Shteti i Fikret Avdiq”, një figurë kontroverse për popullin boshnjak, tek i cili, sipas këtyre dokumenteve, Ramiqi u gradua si kapiten i klasës së parë i deleguar nga KOS-i e ku për detyrë pati ndërtimin e shërbimit të kundërzbulimit të “Shtetit të Fikret Abdiqit”.

Fuad Ramiqi, një figurë publike kosovare, për inteligjencën mbetet i dyshimtë si njeri që punon i lidhur me strukturat që trashëguan lidhjet e KOS-it edhe për faktin që ai qe i martuar me një grua boshnjake, si dhe për ta ai vazhdon të mbaj takime të rregullta me persona që për strukturat e shtetit mbesin shërbëtorë të shtetit serb në Kosovë (gazeta i posedon emrat).

Ramiqi në makinën e Erdoganit?

Për figurën e Ramiqit, që tash po ndërton një parti e cila nuk mori pjesë në zgjedhjet lokale, por po përgatitet për hyrje të fuqishme në skenën politike kosovare në zgjedhjet e ardhshme nacionale, inteligjenca e vendit ngrit dyshime edhe për kontributin e tij në Forcat e Armatosura të Republikë së Kosovës (FARK).

Ramiqi, që tash është person kontaktues nga komisioni për verifikimin e veteranëve, vetëm për një pjesë të ushtarëve të FARK-ut, një formacion ushtarak i krijuar nga Qeveria kosovare në ekzil e Bujar Bukoshit, thuhet që u kyç në mënyrë të dyshimtë.

Për strukturat e shtetit mbetet i dyshimtë edhe një moment kur Fuad Ramiqi, sipas tyre, në vizitën e parafundit të Kryeministrit turk, Reccep Tayyp Erdogan, qe vozitur në makinën zyrtare të këtij të fundit që nga Prizreni, në kthim, deri në Aeroportin “Adem Jashari”.

Inteligjenca beson që Fuad Ramiqi vazhdon të mbajë lidhje të fuqishme edhe me iranianët, dhe si pikë-kontakti përmendet një organizatëjo-qeveritare me emrin ‘Kosova” në Prizren si dhe shoqërimi i tij me një imam të Bashkësisë Islame të Kosovës, Mazllum Mazllumi, i përmendur edhe më herët si imam kontrovers.

Ku ishte Fuad Ramiqi kur u vra Ahmet Krasniqi?

Inteligjenca pretendon që ka në dorë faktet që ai u betua në FARK dhe para ministrit të mbrojtje së Bukoshit, Ahmet Krasniqit, vetëm një ditë para atentatit kundër këtij të fundit. Çuditërisht, sipas inteligjencës, ai ditën e dytë të tij si ushtar i FARK’ut, ditën kur u vra Krasniqi, nuk u duk askund, derisa më vonë ai do të bëhej këshilltar i zëvendësit të Krasniqit, Halil Bicaj.

“Asnjëherë nuk u kuptua se ku ka qenë Fuad Ramiqi ditën kur u vra Ahmet krasniqi”, thuhet në dokumente që posedon Gazeta Express.

Më vonë, inteligjenca beson që Ramiqi u ngrit në detyrën e ndihmësit të Bicajt si dhe vazhdonte të shoqërohej me Nebi Rexhën, kushëri i Abedin Rexhës - Komandant Sandokanit.

Nebi Rexha u emërua edhe si shef i inteligjencës ushtarake në FARK, pozitë që do ta merrte pas tij Ramë Maraj, një këshilltar politik i ish-Presidentit Ibrahim Rugova

Karriera e dështuar politike e Ramiqit

Fuad Ramiqi për inteligjencën kosovare deri tash mbetet një politikan i dështuar. Ai ishte një nga krijuesit e Partisë së Drejtësisë, partia e parë, sipas inteligjencës, me disa pjesë të programit të linjës islamike nga e cila u largua në vitin 2004. PD aktualisht drejtohet nga Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani.

Ata pretendojnë që nga aty u përzu, dhe ai vazhdoi më pastaj si kandidat i pavarur, edhe në garën për Kuvend të Kosovës e edhe në garën për kryetar të Vitisë, ku dështoi.

Ramiqi në zgjedhjet e vitit 2010 hyri si kandidat i LDK-së për deputet, por dështoi edhe kësaj herë, vlerëson inteligjenca.

Ai do të provonte edhe botën e OJQ-ve, por jo fillimisht me Lëvizjen “Bashkohu”, që më vonë u bë edhe parti, tash partia LISBA.

Ai në listën e OJQ-ve të Kosovë figuron edhe si themelues i OJQ-së “Forumi Mysliman i Kosovës”, ku bashkë-themelues janë edhe Ismet Salkovic, Mihret Salkovic, Zahit Ibrahimovic, Halil Ibrahimi e Faik Miftari.

Ai më vonë nisi aktivitetin publik në çështje të mbrojtës së vlerave islame me Lëvizjen “Bashkohu”, ku loboi për ndarjen e një copë toke në Prishtinë për ndërtimin e një xhamie më të madhe, mundësisht përballë Katedrales, vlerësohet në raportet e inteligjencës.

Çështja tjetër për të cilën loboi “Bashkohu” e Ramiqit ishte e drejta e femrave për mbulesë islame në shkollat e mesme publike.

Inteligjenca e vendit beson që Ramiqi është kryesori i partisë LISBA, ani pse ai nuk emërua kryetar i saj as në krijim e as në kuvendin parë të saj. Ata besojnë se Ramiqi nëpërmjet kësaj partie do të vazhdoi kryerjen e obligimeve që ka si i rekrutuar nga KOS.

Megjithëse LISBA gëzon një certifikim nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), inteligjenca vlerëson se pati fakte për ta refuzuar kërkesën e tyre për regjistrim si subjekt politik. Madje vlerësojnë se edhe tash mund ti merret certifikata kryesisht në emër të qëndrimeve të tyre kundër rendit kushtetues të Kosovës.

Inteligjenca ka bërë edhe një analizë të zhvillimit të partisë LISBA, që ata e shohin vetëm si partia e Fuad Ramiqit.

Besojnë që ata në të ardhmen do të hapin zyra në krejt Kosovën, dhe si për fillim do të shfrytëzojnë për këto qëllime hoxhallarët e BIK-ut, që i takojnë rrymës së islamit radikal.

Gazeta Express këto ditë ka botuar edhe një intervistë me Shefqet Krasniqin, imamin e Xhamisë së Madhe të Prishtinës dhe profesorin e Fakultetit ët Studimeve Islame (FSI), i cili nga inteligjenca përshkruhet si bashkëpunëtor shumë i afër i Ramiqit. Në këtë intervistë, Krasniqi ka thënë që drejtuesit e LISBA-së janë konsultuar me të, si dhe konsultohen edhe me hoxhallarë të tjerë.

Inteligjenca kosovare në përgjithësingrit dyshime për lidhjet e Ramiqit me KOS-in serb, mbajtje e lidhjeve të tij nga organizata që trashëguan punën e KOS-it, dyshimet për veprimtarinë e tij në FARK e sidomos mungesën e tij në ditën kur u vra Ahmet Krasniqi. Për këtë beson që ka fakte, dhe që e njeh mirë figurën e tij, sa që ka përshkruar edhe lokalet ku ai rrinë.

Inteligjenca beson që e njeh aq mirë sa që shkruan në fund që “Pija e preferuar e Ramiqit është ‘kapuçino e vogël’”

Rama pajton Ahmetin dhe Thaçin

Edi Rama pajton Menduh Thaçin dhe Ali Ahmetin, dy krerët e partive shqiptare në Maqedoni, respektivisht, Partinë Demokratike Shqiptare dhe Bashkimin Demokratik për Integrim, të cilët prej vitesh janë në një kontradiktë antagoniste.
Në orët e para të vizitës së tij në Shkup, Rama është takuar me dy krerët e faktorit shqiptarëve duke tentuar pajtimin dhe bashkimin e tyre. Në orën 22.15 të ditës së djeshme, Kryeministri shqiptar shkroi në rrjetet sociale: “Darkë vëllazërore në Shkup me Ali Ahmetin dhe Menduh Thaçin”.
Vizita e parë zyrtare e Kryeministrit Edi Rama në Shkupin zyrtar ndezi dje dhe debatet e ‘vjetra’ mes dy partive shqiptare në Maqedoni, Bashkimit Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit dhe Partisë Demokratike Shqiptare të Menduh Thaçi.
Partia e Thaçit në opozitë në Maqedoni që është e njohur si e afërt me Partinë Socialiste të Edi Ramës gjeti dje rastin që të akuzojë partitë në pushtet duke përfshirë dhe BDI-në e Ahmetit se nuk kanë marrë masat e përshtatshme për vizitën zyrtare të Ramës, duke mos zbatuar protokollin për vizita të tilla, përfshirë dhe mosvendosjen e flamujve shqiptarë në Shkup.
Ndërkaq BDI si forcë qeverisëse në Maqedoni reagoi ndaj kësaj deklarate përmes zëdhënësit të qeverisë Muhamed Hoxha. Sipas tij, PDSH-ja nuk është e informuar siç duhet për sa i përket vizitës së Ramës dhe se vetëm sot, Kryeministri shqiptar do të nisë takimet zyrtare në Shkup.
Sipas Hoxhës, protokolli me të gjitha simbolet që e shoqërojnë do të zbatohet sot. Ndërkaq pala maqedonase dhe ajo shqiptare kanë dhënë shumë pak informacion në lidhje me këtë vizitë. Sipas medias në Maqedoni, kjo mungesë informacioni ka qenë për shkak të shmangies së ndonjë incidenti të mundshëm nga nacionalistët maqedonas, trnamseton tch.
Kjo nisur nga fakti se në vizitën e fundit zyrtare të kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski në Tiranë, një i ri qëlloi me vezë makinën në të cilën ai po udhëtonte. Rama pritet të japë në Maqedoni mesazhin e nevojës së intensifikimit të bashkëpunimit mes dy vendeve dhe atë të respektimit të të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në vendin fqinjë.
Në mesin e muajit shtator, gjatë një vizite në Tiranë me Presidentin e Maqedoninë, Gjorgje Ivanov, Rama përdori termin pakica për shqiptarë që jetojnë në vendin fqinjë dhe kjo solli një lum kritikash kundër tij nga opozita, por dhe shoqëria civile./Indeksonline/

Rivotimi në Mitrovicën Veriore mbahet më 17 nëntor

Burime të Express brenda KQZ'së kanë konfirmuar se në tri qendrat e votimit në Mitrovicën Veriore do të rivotohet më 17 nëntor.

Ky vendim është marrë tri ditë pas zgjedhjeve lokale të organizuara edhe në katër komunat Veriore të Kosovës.

Në Mitrovicën Veriore, në ditën e zgjedhjeve kanë ndërhyrë disa të rinj serbë me maska dhe kanë djegur tri vendvotime, derisa serbëve që kanë marrë pjesë në zgjedhje i kanë cilësuar si "shiftari".

Përfundon takimi Thaçi-Daçiq

Pas përfundimit të takimit të sotëm në Bruksel në mes të kryeministrave Thaçi e Daçiq, zyra e baroneshës Catherine Ashton, e cila është ndërmjetësuese e këtyre bisedimeve, ka lëshuar një komunikatë për medie, me qëndrimin e baroneshës Ashton rreth rrjedhës së takimit.

“Pata një takim shumë të mirë me kryeministrin serb Ivica Daçiq dhe kryeministrin kosovar Hashim Thaçi. Jam e lumtur që të dy kryeministrat u pajtuan sot për hapat e mëtutjeshëm në përmbylljen e suksesshme të procesit elektoral në veri të Kosovës”, ka thënë Ashton në qëndrimin e saj pas takimit.

Tutje në qëndrimin e saj pas takimit, baronesha Ashton, ka thënë se “Autoritetet relvenate në Prishtinë do të vendosin për elementet specifike të këtij procesi”.

Ajo ka shtuar, se “Kryeministrat janë pajtuar që të vazhdojnë të punojnë në implementimin e marrëveshjes së prillit dhe se kanë konfirmuar vullnetin e tyre për të bërë gjithçka që është e për implementimin e plotë të saj”.

Takimi i sotëm Thaçi – Daçiq, u zhvillua në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, ndërsa temë kyçe ishin zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, me theks të veçantë procesin në veri.

Forumi i Të Rinjve Muslimanë përgëzon Ramush Haradinajn për humbjen!

Forumi i TEB Rinjve Muslimanë kishte paralajmruar Ramush Haradinajn qysh në muajin prill për mundesin e humbjes se zgjedhjeve nga partia e tij. FRM i kishte kërkuar Ramush Haradinajt që partinë e tij ta pastrojë nga islambofobët si Burim Ramadani, Donika Kada Bujupi, Ardian Gjini dhe disa te tjerë, njerëz qe janë
anti-muslimanë të tërbuar, dhe që për fat të keq janë pjesë e AAK-së.
Përkunder këshillës tonë Ramush Haradinaj vendosi ti mbaj anti-muslimanët ne partinë e tij. Si pasojë e arrogancës së Ramushit dhe ofendimeve të mercenarëve të tij, populli i Kosovës me të drejtë e dënoi AAK-në në këto zgjedhje duke e mos-votuar.
FRM-ja i bën me dije Ramush Haradinajt dhe gjithë liderëve partiak në Kosovë që me rekrutimin e njerëzve anti-muslimanë dhe me ndjekjen e politikave islamfobiste ata do ti shtojnë vetes rrugën e humbjes ashtu siç e pësoi AAK-së në qytetin e Gjakovës dhe të Pejës.
FRM i rikërkon AAK-së dhe Ramush Haradinajt që tani, sa nuk është ende vonë ta distancojë veten e saj nga anti-muslimanët e islamofobët, të cilët me urrejtjen e tyre i ngjajnë Millosheviqit. AAK-ja duhet të nisë të respektojë Islamin, Haradinaj duhet të nisë të vijë dhe falet në xhami, të mbrojë ide ntitetin tonë fetar dhe kombëtar, nesë do të dojë që të shpresojë që në të ardhmen të mos humbasë si tani.
Me nderime FRM

Tuesday, November 5, 2013

AKR demanton Qemajl Mustafën

Sot Kandidati i PDK-së për komunën e Gjilanin, Qemajl Mustafa, deklaroi se do të qeverisin me Gjilanin me rastin e formimit të një koalicioni të madh duke përfshirë AAK-në, AKR-në, Vatrën, PD, dhe PSD.
”Do të jemi bashkë me AAK, AKR, Vatrën, PD, PSD dhe do të mundim përfundimisht stagnimin dhe degradimin e komunës. Kjo qytetari nuk duron avanturierë politikë në krye të saj. Luta është rrënuesi i komunës, copëtuesi i saj, dollovergjiu i ndërtimeve pa leje dhe i keqpërdorimit të parave të publikut gjatë gjithë kohës sa ishte këtu në Gjilan e në qeveri” , deklaroi Mustafa.
Mirëpo këto deklarata si duket Mustafa i ka bërë krye në vete dhe pa arritur marrëveshje me askënd.
Jetlir Zyberaj nga Aleanca Kosova e Re e demanton këtë informatë duke thënë se nuk është aspak e vërtetë se partia e tij ka vendosur për ndonjë koalicion.
“Kjo nuk është e vërtetë, askush prej strukturave të degës apo qendres nuk ka diskutuar me askënd për këtë çështje. Ne ende nuk e dimë çfarë qëndrimi do të mbajmë sepse është shumë heret dhe kjo deklaratë e z.Mustafa është totalisht e pavërtetë”, tha për Indeksonline, Zyberaj./Indeksonline/

Ja si do të duket Evropa e 2022

Është vitit 2022 dhe gjermanët po dominojnë Evropën Perëndimore (sërish). Franca, Belgjika, Austria dhe Italia janë të vdekura nën dominimin e gjermanëve.

Por këtë herë nuk është ushtria gjermane që ka pushtuar nga Varshava në Marsejë. Dreq, këtë janë francezët që kanë thirrur gjermanët të drejtojnë vendin e tyre. Pse? Për shkak të politikave ekonomike të Gjermanisë.

Kështu shkruan “PolicyMic”. Bashkimi Evropian ka dështuar. Vendet e Lindjes sapo janë pranuar në BE. Turqia është e zemëruar dhe ende po pret të anëtarësohet. China ka blerë Greqinë dhe ndien keqardhje për të. Tajvani blend he shlyen borxhet e Irlandës.

Britania beson ende se është fuqi rajonale, Ata bëjnë shumë kërcënime, por askush nuk i merr seriozisht. Ata ende nuk kanë fituar Kupën e Botës.

Zvicra është një bankë e madhe dhe kjo ka kuptim. Vatikani ka hequr dorë nga Italia, dhe kjo është gjëja më e mirë që ka ndodhur në skenën e modës italiane. Vatikani është zhvendosur në Spanjë. Barcelona është shkëputur nga Spanjë, kohë më parë dhe ky është vendimi më i mirë që kanë marrë ndonjëherë.

Holanda është ende shtëpia e organizatave ndërkombëtare që askush nuk u kushton rëndësi.

Por si erdhi deri këtu? Shpërbërja e Evropës nisi me Skandinavinë. Rreth vitit 2014, ata realizuan programin superior të mirëqenies sociale, standardeve të jetesës, jetëgjatësisë, kujdesit shëndetësor dhe praktikave të biznesit duke u shkëputur nga pjesa barbare e kontinentit.

SHBA-të po mbijetojnë ndërsa Rusia është ende një vend budalla për të gjithë.

PDSH: Për vizitën e Ramës asnjë flamur shqiptar

PDSH-ja sot ka reaguar për mungesën flamurit shqiptar nëpër rrugët e Shkupit, në ditën kur kryeministri iShqiprisëEdiRama ka mbërritur në Maqedoni për vizitën e tij të parë zyrtare.

-Jemi dëshmitarë se sot, në ditën e vizitës së Kryeministrit shqiptar Edi Rama në Maqedoni, në Shkup nuk ka asnjë flamur shqiptar. Sa për informim, BDI është partner koalicioni në qeveri dhe si e tillë duhet të dalë dhe të japë llogari para shqiptarëve, se pse sot në Shkup nuk ka asnjë flamur shqiptar, për PDSH-në dhe për shqiptarët kjo është skandaloze dhe e papranueshme. Para disa muajve për vizitë në Maqedoni ishin presidenti e më pas edhe kryeministri Serb dhe shqiptarët e mbajnë mend zbukurimin e kryeqytetit me flamujt e Serbisë në këtë rast, ka deklaruar deputeti i PDSH-së Bekim Fazliu, transmeton Ilirida.net.

Ka reaguar edhe zëdhënësi i qeverisë, Muhamet Hoxha ka reaguar duke thënë se flamuri kombëtar për nder të kryeministrit shqiptar do të valëvitet nëpër rrugët e kryeqytetit të mërkurën, kur sipas axhendës zyrtare është parashikuar pritja e zotit Rama nga kreu i shtetit.

-Na habit fakti qëPDSH-ja, nuk është e informuar rreth vizitës së kryeministrit të Shqipërisë në vendin tonë. Zoti Rama nesër do të qëndrojë në vendin tonë për të realizuar vizitën zyrtare, me ç’rast pritet të zhvillojë takime me kryetarin e shtetit, si dhe me liderët e partive shqiptare. Gjatë kësaj vizite të parë zyrtare, zoti Rama do të pritet me të gjitha proçedurat që i parasheh protokolli diplomatik, sikurse çdo vizitë që realizojnë ministrat tjerë në vendin tonë, ka thënë Hoxha.

Ministria e Jashtme maqedonase ka njoftuar vetëm një ditë më parë për vizitën e zotit Rama në Maqedoni. Sipas mediave në Shkup, vizita është mbajtur e fshehtë për të shmangur ndonjë incident, në shenjë hakmarrjeje për sulmin me vezë ndaj kryeministrit Gruevski gjatë vizitës së tij të fundit në Tiranë.

MINISTËR, KUALICION APO KOALICION?


Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj me gëzim e ka dhënë lajmin për koalicion ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për garën e balotazhit në Prizren.

Por, në njoftimin që e ka bërë në profilin e tij në Facebook, Hoxhaj ka shkruar se PDK ka arritur “kualicion”.

Pra në njoftimin e tij Ministri Hoxhaj e ka shkruar gabimisht fjalën “kualicion” në vend se “koalicion”.

Pra ideja e këtij shkrimi të vogël është vetëm sa për t’ia kujtuar Ministrit dhe shumë të tjerëve se versioni i saktë i fjalës është “koalicion”.

Bildt: Incidenti në veri s'do të hedhë hije mbi Beogradin

Qeveria e Serbisë, në zgjedhjet lokale në Kosovë, ka bashkëpunuar jashtëzakonisht mirë, ka deklaruar ministri i Jashtëm i Suedisë, Carl Bildt.
Ai nuk pret që të ketë shtyrje të fillimit të negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE dhe që incidentet gjatë zgjedhjeve në veri të Mitrovicës, të ndikojnë në këtë proces.
 
“Jo, nuk mendoj se do të ndodhë një gjë e tillë, pasi është e qartë si kristali se zyrtarët në Beograd kanë bërë gjithçka që ka qenë në fuqinë e tyre, që zgjedhjet lokale të jenë të organizuara mirë dhe që pjesëmarrja të jetë solide”.
 
“Përveç kësaj, ata kanë dënuar incidentet e dhunshme, të cilat kanë ndodhur në veri të Mitrovicës, më fuqishëm se secili vend anëtar i Bashkimit Evropian”.
 
“Për këtë, nuk mendoj se kjo do të hedhë hije mbi Beogradin dhe do të zvogëlojë shanset e Serbisë që së shpejti të nisë bisedimet e anëtarësimit”, ka thënë Bildt për Radion Evropa e Lirë./standardi.info/

PS: Nuk blemë vota, u paguam transportin studentëve

Menjëherë pas akuzave për dhënie para në shkëmbim të votës gjatë zgjedhjeve për kreun e Bashkisë së Korçës, Partia Socialiste ka reaguar menjëherë.

Në një prononcim për mediat, kreu i PS-së në Korçë, Ilir Pendavinji, ka thënë se nuk është blerë asnjë votë. Sipas tij, pamjet e fiksuara nga “Fiks Fare” kanë të bëjnë me dhënien e parave për studentët e FRESSH, të cilët kishin vajtur për të votuar.

Ai tha se PS ka dhënë para për shpenzimet e udhëtimit të studentëve, të cilët nuk kishin mundësi ekonomike.

Nuk është e vërtetë që PS-ja ka blerë vota gjatë zgjedhjeve të së dielës. Studentët janë të Partisë Socialiste dhe të FRESSH-it të cilëve e u janë paguar shpenzimet e udhëtimit nga Tirana”, ka theksuar Ilir Pendavinji.

Blerja e votave në Korçë, Prokuroria nis hetimet

Prokuroria nis hetimet për blerje votash në zgjedhjet për kryebashkiakun e Korçës.

Një ditë më parë, Partia Demokratike kërkoi anulimin e zgjedhjeve në Bashkinë e Korçës si dhe hetim të gjithanshëm nga Prokuroria.

“PD i kërkon Prokurorisë që të nisë menjëherë një hetim të plotë dhe të gjithanshëm, të sekuestroje të gjithë dokumentacionin që u pa nga të gjithë shqiptarët, dhe të kërkojë ndëshkimin më të ashpër ndaj të gjithë organizatorëve. PD kërkon anulimin e zgjedhjeve në Korçë, me kusht që të afrohen garanci nga vëzhguesit”, deklaroi dje ish-ministri i Drejtësisë Eduard Halimi.

Ditën e djeshme në një emision investigativ u publikuan pamjet ku studentët merrnin 2 mijë lekë të reja në këmbim të votës për kandidatin e majtë, Sotiraq Filo.

Zgjedhjet për bashkinë e Korçës u zhvilluan ditën e diel, ku kandidati i majtë Sotiraq Filoi mori 15953 vota, kundrejt 5283 vota të rivalit të tij Sotiraq Stratobërdha.(Shekulli)

Verifikohen votat e veriut

Ka filluar verifikimi dhe numërimi i fletëvotimeve nga katër komunat e veriut të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.
Lajmin e kanë konfirmuar zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
 
Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Betim Gjoshi, tha për Radion Evropa e Lirë se gjatë ditës së sotme pritet të përfundojë ky proces për veriun.
 
“Ne sot presim që deri në mbrëmje do ta përfundojmë procesin e pranimit. Pas pranimit, KQZ-ja merr raportin nga QNR-ja dhe ata vlerësojnë për secilën kuti se cilat janë rekomandimet. Ato që kanë kaluar testin e pranimit shkojnë në pocesim, materialet e tyre, futja e të dhënave dhe numërimi i votave me kusht”.
 
“Për ato që nevojitet, ndonjë vendim i KQZ-së për rinumërim, hapje për hetim apo të tjera, i sjellin rekomandime dhe ne vlerësojmë nëse ndonjë kuti votimi, apo vendvotim ka pësuar dëmtime të mëdha, vlerësojmë që a duhet të anuluar. Edhe ajo është një nga rekomandimet e mundshme dhe nëse kanë ndikuar në rezultat ne do të marrim vendime për përsëritje”, ka shpjeguar Gjoshi.
 
Gjoshi tha po ashtu se hetuesit, auditorët në Qendrën e Numërimit të Rezultateve në detaje do të kontrollojnë kutitë e votimit duke shikuar për dëmtimet e mundshme, krahasimin e nënshkrimeve e të tjera.
 
Edhe anëtari tjetri i KQZ-së, nga koalicioni Vakat, Bajram Ljatifi, tha se materiali zgjedhor i ardhur në Prishtinë nga veriu i vendit është i siguruar.
 
Mirëpo, ai ka kërkuar që gjatë procesit të verifikimit dhe numërimit të ketë transparencë. 
 
“Është shumë me rëndësi që në të dyja rastet që procedurat e mëtutjeshme të kryhen në mënyrë transparente. Pra edhe përfaqësuesit e subjekteve të cilët kanë konkurruar në atë komunë që të jenë të pranishëm në QNR, në mënyrë që ata të binden se gjithçka ka shkuar ashtu siç duhet”, tha Ljatifi.
 
Ljatifi nuk ka dashur të flas rreth asaj se çka mund të dalë pas verifikimit dhe numërimit të votave për veriun.
 
“Për ne është me rëndësi ana ligjore si dhe që votuesit të mos dëmtohen në asnjë mënyrë, ata janë në rend të parë. Ne, si anëtarë të KQZ-së nuk mund të merremi me pritjet dhe parashikimet, ne jemi këtu për të marrë vendime për gjendjet faktike”, u shpreh Ljatifi.
 
Zgjedhjet lokale në Kosovë u mbajtën të dielën, për kryetarë komunash dhe kuvende komunale, si rezultat i marrëveshjes së arritur ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, me ndërmjetësimin e Brukselit, në prill të këtij viti.
 
KQZ ka dalë me rezultate preliminare të hënën mbrëma, duke mos i përfshirë komunat në veri.
 
Grupe personash të maskuar kanë sulmuar të dielën disa qendra votimi, kryesisht në veri të Mitrovicës, duke bërë që ato qendra të mbyllen para kohe.
 
Materiali zgjedhor nga këto qendra, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, gjendet në Prishtinë, por që ende duhet parë deri në ç’masë është i dëmtuar.
 
Sipas Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ndërkaq, e akredituar nga KQZ për të lehtësuar procesin zgjedhor në veri, materiali nga Mitrovica e Veriut ka humbur, pas tërheqjes së vëzhguesve të këtij misioni, për shkaqe sigurie.
 
Sidoqoftë, pas procedurës së verifikimit, për fletëvotimet që mund të cilësohen si të parregullta, KQZ do të marrë një vendim sipas ligjeve në fuqi. Procesi i verifikimit dhe numërimit të votave pritet të përfundojë të martën, në mesnatë./standardi.info

Gjirokastra, pas Rexhep Qosjes, shpall “Qytetar Nderi” presidentin grek Papoulias

Ky titull i është dhënë me motivacionin: “Kontribut në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe si dhe ndikim në integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian”.

Çamëria, larg syve, larg zemrës..Gjirokastra, pas Rexhep Qosjes (20 prill) shpall “Qytetar Nderi” presidentin grek Papoulias
“Titulli është nderi më i madh që më është bërë në jetën time. Me Gjirokastrën kam lidhje fëmijërie që s’do t’i harroj. Vij nga Këlcyra me emocion. Jam përpjekur për marrëdhëniet Shqipëri-Greqi”, tha presidenti grek.
Papoulias ishte dhe në Këlcyrë ku vendosi kurora me lule në varrezat e ushtarëve grekë të rënë në Luftën e Dytë Botërore, duke luftuar kundër Italisë.
Më pas vizita e presidentit grek vazhdoi në Derviçan, ku pati edhe ndërprerje të energjisë elektrike, në momentin kur po mbante fjalim. Për shkak të ndërprerjes së dritave, presidenti nuk e vazhdoi më tej fjalën e tij.