Showing posts with label Shape. Show all posts
Showing posts with label Shape. Show all posts

Thursday, November 7, 2013

Ftohja apo Gripi: Cila është?


Ftohja dhe gripi i zakonshëm janë sëmundje të traktit të frymëmarrjes me simptoma të ngjashme. Nëse është ashtu atëherë si ta dimë nëse është njëra apo tjetra. Ndryshimi kryesorë në mes të ftohjes dhe gripit (influenzës) është ashpërsia e këtyre simptomave

Simptomat e gripit në përgjithësi:

  • Vijnë shpejtë dhe janë të ashpra.
  • Shoqërohen me ethe me temperature e cila anon të jetë e lartë dhe zgjas (3 deri 4 ditë) në krahasim me ethet me temperaturë të ulët që zakonisht shoqëron ftohjen e jo gripin.
  • Përfshinë edhe dhembjet e trupit dhe plogështi dhe lodhjen e mundimshme

Simptomat e zakonshme të ftohjes:

  • Simptomat e ftohjes gradualisht keqësohen brenda disa ditëve.
  • Nxënie hundës
  • Shpesh shkaktojnë skuqje fyti, kurse gripi rrallë e shkakton skuqjen e ftytit.
  • Mund të shkaktoj plogështi por kjo është shumë më pak e ashpër në krahasim me lodhjet që mund ta kesh nga gripi.
  • Zakonisht nuk rezulton në probleme serioze shëndetësore dhe hospitalizonim.

Ka teste që ju ndihmojnë të diagnostikoni gripin por nuk ka teste për ftohje. Një test i shpejt mund të bëhet dhe rezultatet janë të gatshme brenda disa minutave. Meqenëse ky test zakonisht bëhet për të parë se sa është shpërndarë gripi në një vend dhe rrallë bëhet dhe kërkohet për tu bërë, mjekët zakonisht janë të aftë të përcaktojnë cilën rrugë duhet ndjekur për trajtimin e gripit apo ftohjes thjeshtë duke u bazuar në simptomat e juaja./sherohu.com

Wednesday, November 6, 2013

Panxhari ul shtypjen, mbron zemrën dhe pastron organizmin

Lëngu i panxharit është i pasur me antioksidues, hekur, vitaminën C, mangan dhe acid folik, e të gjitha këto e reduktojnë rrezikun nga sulmet e zemrës, diabeti, inflamacionet dhe kanceri.
Është i mirë edhe për pastrim të organizmit n ga helmet e dëmshme, stimulon punën e mëlçisë, shkruan dr. Oz.
Rrit qëndrueshmërinë gjatë ushtrimeve
Lëngu i panxharit i zgjeron enët e gjakut dhe redukton nevojën e muskujve për oksigjen gjatë ushtrimeve fizike gjë që e rrit edhe qëndrueshmërinë. Për këtë arsye është i shkëlqyeshëm për të vjetrit që lodhen lehtë dhe pacientët që kanë probleme me zemrën, kanë zbuluar studimet amerikane.
Ul shtypjen e gjakut dhe mbron zemrën
Përveç që e rrit qëndrueshmërinë, lëngu i panxharit përmban nitrate, që ulin shtypjen e gjakut dhe e reduktojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe veshkave, si dhe nga sulmi në zemër. Mjafton që të pihen një deri në dy gota me lëng në ditë, shkruan Kosova Sot.
Përmirëson qarkullimin dhe lufton dëmencen
Nitratet nga lëngu, gjithashtu, e përmirësojnë qarkullimin e gjakut, veçanërisht deri te truri. Fotografimet e trurit kanë konfirmuar se si rritet qarkullimi i gjakut dhe oksigjenit në zonën e trurit që lidhet me kujtesën dhe demencën. Mu për shkak të kësaj lëngu u rekomandohet personave të moshuar./fermaime

Tuesday, November 5, 2013

Tetë gjëra që ju garantojnë çlodhjen


Shumica prej nesh janë takuar (dhe kanë pasur zili) së paku një nga ata njerëzit misteriozë që duket sikur nuk janë kurrë të lodhur. Ne i kemi parë ata me sytë e zgafulluar dhe kemi vrarë mendjen se pse ata duket sikur nuk kanë luftuar për 30 minuta me butonin snooze te zilja në celular në mëngjes. Në fakt, nuk është e domosdoshme të kesh luksin për të fjetur më shumë orë për t?u çuar i çlodhur; përkundrazi, shumë nga njerëzit e çlodhur kanë disa sjellje të thjeshta që i garanton atyre gjumë të qetë.

Një gjë kanë shpesh të përbashkët njerëzit e çlodhur: Disiplinën. Trupi parapëlqen rutinën, e cila lejon orën tonë biologjike të funksionojë siç duhet. Dhe ndërsa mund të jetë joshëse t?i përgjigjesh një e-maili të fundit apo të qëndrosh zgjuar për një xhiro tjetër pijesh, njerëzit e çlodhur mirë dinë t?i japin prioritet gjumit në të njëjtën mënyrë siç dinë të ndjekin dietën dhe ushtrimet, transmeton tekstin e Huffington Post.

”Është pikërisht ruajtja e regjimit gjumë/zgjim ajo që mbron gjumin tonë”, thotë Majkëll Deker (Michael Decker), ekspert i gjumit.

Njerëzit shpesh janë të fiksuar për orën e rënies në gjumë, por akoma më e rëndësishme se kjo është përcaktimi i një ore të rregullt zgjimi. Një zile e përhershme në një orë të caktuar ndihmon në forcimin e orës tënde biologjike, duke ju ndihmuar të ndiheni të lodhur në kohën e duhur në mbrëmje.

”Koha në të cilën ti duhet të shkosh të flesh në mbrëmje përcaktohet në një masë të madhe nga ora në të cilën ti je zgjuar dhe kur ke marrë në sy dritën e mëngjesit?, thotë një ekspert. Në rast se funksionon disiplina e zgjimit, atëherë nuk është problem që ndonjë natë ta shkelësh e të biesh më vonë.

Problem është edhe fakti se disa njerëz parapëlqejnë të flenë më gjatë në fundjavë. Por ndryshimi dramatik i orës së zgjimit dy ditë në javë mund të godasë edhe orën tuaj biologjike, një fenomen që ekspertët e quajnë ”vonesa shoqërore”. Megjithëse mund të mendoni se keni abuzuar me orët e pakta të gjumit gjatë javës dhe dëshironi të rikuperoni në fundjavë, ekspertët thonë se orët ekstra të gjumit mund të mos sjellin asnjë përfitim real për trupin.

Darka

Pothuajse çdo amerikan përdor një pajisje elektronike në orën para se të bie në gjumë, ndërsa më shumë se gjysma bie në gjumë bashkë me celularin e tyre inteligjent apo tabletin. Por pikërisht pamjet e një ekrani në orët e natës mund të dëmtojë aftësinë tuaj për të mbyllur sytë dhe kjo është e vlefshme për çdo pajisje, përfshirë televizorin, pasi pamjet me dritë i çojnë syrit sinjalin e gabuar të të qenët ditë dhe jo natë.

Një ilaç i mirë në këtë rast është seksi, i cili ndihmon trurin të marrë mesazhin se është koha për të fjetur. Por në rast se krevati kthehet në një hapësirë zyre me laptopin e hapur, atëherë gjumi do të vijë më me vështirësi.

Pushimi i drekës

Njerëzit e çlodhur mirë e dinë vlerën e një pushimi të shkurtër gjatë ditës. Nëse bëhet siç duhet, një pushim i tillë të rrit vëmendjen, produktivitetin dhe krijueshmërinë, si dhe redukton stresin. Nëse nuk ke fjetur mirë gjatë natës apo ke fjetur pak, një pushim i shkurtër gjatë ditës mjafton për të rikuperuar. Duhen 30 minuta pushim për të ardhur në vete, por më gjatë se kaq nuk bën mirë, pasi trupi kalon në gjumë të thellë dhe të lë më të lodhur nga sa ishe. Koha më e mirë për pushimin e drekës është mes orës 2 dhe 3. Pas orës 4 nuk është aspak ide e mirë, pasi dëmton gjumin e natës.

Ecje, palestër

Gjumi i mirë nuk krijohet vetëm për atë që bëjmë kur jemi shtrirë. Njerëzit që angazhohen në aktivitet fizik zakonisht flenë më mirë. Të qenët aktiv nuk nënkupton që të bësh stërvitje serioze, mjafton shpesh një shëtitje në park.

Mendime të ngatërruara

Askush nuk fillon të bëjë një punë pa shtriqur gishtat. E njëjta gjë ndodh edhe më gjumin. Ne nuk kemi një buton për të na hequr energjinë dhe rrjedhimisht para se të flemë kemi nevojë për përgatitje. Ka nevojë pra që një orë para gjumit të heqim qafe pajisjet elektronike dhe t?i zëvendësojmë ato me aktivitete më çlodhëse, si p.sh, leximi i ndonjë libri fizik apo një dush.

Ushqimi i duhur

Ka disa lloje ushqimesh që dërgojnë në tru sinjalin e gabuar në rast se konsumohet në darkë dhe veçanërisht në rast se darka shtrohet shumë vonë. Çokollata apo një biftek i madh, madje edhe ushqimet djegëse nuk janë të këshilluara. Mbi të gjitha, një darkë e bollshme mund të vërë në punë metabolizmin si për orar pune dhe jo për orar gjumi. Gjumi i mirë do të thotë të shmangësh ushqimet e rënda në darkë. E njëjta gjë është edhe me alkoolin. Një gotë mund të të ndihmojë, por pija me tepri nuk garanton kurrë gjumë çlodhës.

Respekt për gjumin

Mbi të gjitha, njerëzit e çlodhur mirë kanë respekt për gjumin. Ata nuk e konsiderojnë humbje kohe, përkundrazi, e konsiderojnë si të domosdoshëm për performancën. Ekspertët thonë se gjumi duhet të shikohet si një investim. Të jep mundësi të punosh më me efikasitet pasi të zgjohesh.

Mbi të gjitha, kini parasysh se gjumi i keq lidhet me një sasi të madhe sëmundjesh, përfshirë probleme me zemrën, obezitet dhe humbje kujtese.

Ankthi

Për fat të keq, shumë njerëz ”parandiejnë” se nuk do të flenë mirë dhe pikërisht kjo parandjenjë i çon ata të mos flenë siç duhet, pasi stresi dhe gjumi janë armiq. Njerëzit kanë frikë për shumë gjëra, fluturimi, lartësitë, mbytja, gjaku, plagosjet apo vdekja. Por frika e të mbeturit zgjuar nuk është një frikë e zakonshme. Shumica jonë e shijojnë kohën kur janë zgjuar. Problemi është se të qëndruarit zgjuar ndërkohë që duhet të flemë, na shqetëson. Ne fitojmë ankth për pasojat e të mos fjeturit mirë pa e kuptuar se pikërisht ankthi bëhet shkak për mungesën e gjumit. Pra nëse je duke pasur një natë të keqe, në vend që të shqetësohesh për këtë, ngrihu dhe bëj diçka derisa të ndihesh i lodhur e të biesh të flesh. 

Tuesday, October 22, 2013

What we need to know about giving up smoking?


It's hard to leave smoking but you can do it. To have the best chance to let smoke and do not ever turn on you need to know what difficulties will face, what are your options, and where to get help.

This information will be found here.

Why is it hard to leave smoking?


Mark Twain said: "Let fur smoking is easy. I've left a thousand times. "Maybe you've tried to quit smoking. But why it is difficult for many people to leave and not burn me? The answer is nicotine.

Thursday, October 17, 2013

How much is "McDonalds", has much more weight

We can already imagine primarily food ( fast food ) is symbolized by the shumënjohur letter " M " of McDonald 's are responsible for the thickening of the people ... But a team of doctors from the hospital Avicenna à Bobigny asked to provide proof of the exact and global connectivity that exists between its large McDonald 's and thickening of the population . The results were published in the journal of internal medicine " Journal of Internal Medicine " .
44 countries were studied , including 20 most populated countries in the world and the five most populous countries in every continent , as well as several others , including a survey recently conducted on nutrition . These countries represent 75 % of the world population ... and 95 % of McDonald 's in the world .
Number of McDonald 's restaurants per million inhabitants is calculated for each country , based on the data network McDonald 's . Figures vary from 0 to 45 McDo in the U.S. per million inhabitants .
The average rate of obesity / obesity is also calculated for each state , with data from the World Health Organization .
As a result , the 44 countries studied " a very clear correlation between obesity rates and the density of McDonald 's" is observed . Obesity rate of population increase by less than 5 % with a lesser number of McDonaldsve , more than 10 % for a density " average " . When the density of these restaurants is " very strong " , the rate of obesity goes up by 20 % .
Doctors have their results because other factors are taken into account in the rate of obesity . One might add that within the countries studied there are certainly significant differences between urban and rural areas in the density of fast food and , perhaps , the rate of obesity . / Albinfo