Wednesday, November 6, 2013

Panxhari ul shtypjen, mbron zemrën dhe pastron organizmin

Lëngu i panxharit është i pasur me antioksidues, hekur, vitaminën C, mangan dhe acid folik, e të gjitha këto e reduktojnë rrezikun nga sulmet e zemrës, diabeti, inflamacionet dhe kanceri.
Është i mirë edhe për pastrim të organizmit n ga helmet e dëmshme, stimulon punën e mëlçisë, shkruan dr. Oz.
Rrit qëndrueshmërinë gjatë ushtrimeve
Lëngu i panxharit i zgjeron enët e gjakut dhe redukton nevojën e muskujve për oksigjen gjatë ushtrimeve fizike gjë që e rrit edhe qëndrueshmërinë. Për këtë arsye është i shkëlqyeshëm për të vjetrit që lodhen lehtë dhe pacientët që kanë probleme me zemrën, kanë zbuluar studimet amerikane.
Ul shtypjen e gjakut dhe mbron zemrën
Përveç që e rrit qëndrueshmërinë, lëngu i panxharit përmban nitrate, që ulin shtypjen e gjakut dhe e reduktojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe veshkave, si dhe nga sulmi në zemër. Mjafton që të pihen një deri në dy gota me lëng në ditë, shkruan Kosova Sot.
Përmirëson qarkullimin dhe lufton dëmencen
Nitratet nga lëngu, gjithashtu, e përmirësojnë qarkullimin e gjakut, veçanërisht deri te truri. Fotografimet e trurit kanë konfirmuar se si rritet qarkullimi i gjakut dhe oksigjenit në zonën e trurit që lidhet me kujtesën dhe demencën. Mu për shkak të kësaj lëngu u rekomandohet personave të moshuar./fermaime

No comments:

Post a Comment