Monday, October 28, 2013

Arrestohen pronarët e “Apex” (FOTO)

Pas bastisjes së ndërtesës së lojërave të fatit “Apex Games”, Policia e EULEX-it, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë arrestuar edhe pronarët e saj.
Astrit dhe Arben Krasniqi, pronarë të kompanisë “Apex Games”, tashmë janë në duar të drejtësisë.
Burime të “Zërit” bëjnë të ditur se në të njëjtën kohë është arrestuar edhe Arben Neziri i cili kishte luajtur rolin e sekserit. 
***
Pak pas orës tetë, njësitë speciale të EULEX-it kanë filluar bastisjet në ndërtesën ku gjendet kompania e lojrave të fatit, “APEX”.

Zyra për informim e EULEX-it e ka konfirmuar operacionin e njesive speciale të këtij misioni, por nuk ka dhënë detaje.


“E gjitha ajo që mund të them momentalisht është se operacioni i njësisë speciale të EULEX-it po udhëhiqet nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Më vonë gjatë ditës do t’iu informojmë më shumë për këtë rast”, ka thënë shkurtimisht zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi.
”Apex Game”, ndodhet afër kinemasë “ABC”, te Qafa në Prishtinë./Zëri



No comments:

Post a Comment