Monday, October 28, 2013

Skandali shkollor i radhës: Nxënësi rrah arsimtarin / VIDEO

Gjendja në shkollat në gjuhën shqipe vazhdon të jetë e rëndë sa i përket sjelljes e disiplinës. Kësaj radhe është një video skandal tjetër ai që shfaq realitetin e tmerrshëm në shkollat shqipe.
Në një video të publikuar në YouTube shihet se si një nxënës e godet me shpulla arsimtarin e tij. Shkolla dhe identiteti i sulmuesit dhe i viktimës nuk është bërë i ditur, megjithëse nga dialogu i shkurtër që zhvillohet ndërmjet mësimdhënësit dhe nxënësit mund të kuptohet se ky akt vandal që kapërcen çdo kufi të imagjinatës ka ndodhur në ndonjë shkollë të Kosovës.
Videoja e postuar në YouTube nga portali Almakos, e të cilën mund ta ndiqni në vazhdim, tejkalon çdo kufi të çmendurisë...

No comments:

Post a Comment