( E plotësuar)
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Azem Syla, nuk ka dashur të komentojë
asgjë në lidhje me të shtënat me armë zjarri që u bënë sot në drejtim të
tij, nga Gani Geci.
Syla në një
prononcim të shkurtër për “Klan Kosovën”, ka thënë se këtë çështje do
t’ia besojë prokurorisë dhe gjykatave. “Nuk dua të merrem me të. Me të
(Gani Gecin), do të merren gjykata e prokuroria”, ka deklaruar Syla.
Gani Geci e gjuan me revole Azem Sylën
Të
shtëna armësh janë dëgjuar në Skenderaj derisa PDK-ja po mbante tubim
elektoral. Siç raporton gazetarja e “Klan Kosovës” nga vendi i ngjarjes,
është parë Gani Geci tek fyen me fjalë të rënda deputetin e PDK-së,
Azem Sylën, i cili ishte i pranishëm në këtë aktivitet elektoral. Po
ashtu, Geci është dëgjuar tek i kërcënon pjesëtarët e Policisë së
Kosovës, duke u kërkuar atyre mos të tentojnë ta arrestojnë.
“Klan
Kosova” ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, por nuk ka dhënë asnjë
informacion. “Klan Kosova”, një kronikë të zgjeruar me pamjet nga vendi i
ngjarjes, do ta sjellë në edicionin e lajmeve të orës 20:00.
No comments:
Post a Comment