Më në fund hedhet dritë mbi klikimet në pas shumë akuzave të këngëtarëve për njëri tjetrin.
RTV 21 raporton se një grup që janë të koduar si Crackeri, Demi Prince
dhe Baba Dimni, ofrojnë klikime në mënyrë të paligjshme për këngëtarët
shqiptarë.
Këta persona pohojnë se është e pamundur që një këngë të arrijë miliona
klikime në mënyrë të rregullt, duke thënë se nuk ka miliona njerëz dhe
kompjuterë shqiptarë që kanë nga një “IP” (internet protocol) për të
regjistruar klikimin.
“Ne kemi oferta të ndryshme për këngëtarët. Variojnë nga 250 deri në 300
euro, për 100 mijë klikime”, thotë njëri prej tyre. Ata pohojnë se ka
pasur artistë që i kanë shtuar deri në 8 milionë klikime, teksa kanë
refuzuar të zbulojnë emrat e tyre.
No comments:
Post a Comment