Tuesday, November 5, 2013

AKR demanton Qemajl Mustafën

Sot Kandidati i PDK-së për komunën e Gjilanin, Qemajl Mustafa, deklaroi se do të qeverisin me Gjilanin me rastin e formimit të një koalicioni të madh duke përfshirë AAK-në, AKR-në, Vatrën, PD, dhe PSD.
”Do të jemi bashkë me AAK, AKR, Vatrën, PD, PSD dhe do të mundim përfundimisht stagnimin dhe degradimin e komunës. Kjo qytetari nuk duron avanturierë politikë në krye të saj. Luta është rrënuesi i komunës, copëtuesi i saj, dollovergjiu i ndërtimeve pa leje dhe i keqpërdorimit të parave të publikut gjatë gjithë kohës sa ishte këtu në Gjilan e në qeveri” , deklaroi Mustafa.
Mirëpo këto deklarata si duket Mustafa i ka bërë krye në vete dhe pa arritur marrëveshje me askënd.
Jetlir Zyberaj nga Aleanca Kosova e Re e demanton këtë informatë duke thënë se nuk është aspak e vërtetë se partia e tij ka vendosur për ndonjë koalicion.
“Kjo nuk është e vërtetë, askush prej strukturave të degës apo qendres nuk ka diskutuar me askënd për këtë çështje. Ne ende nuk e dimë çfarë qëndrimi do të mbajmë sepse është shumë heret dhe kjo deklaratë e z.Mustafa është totalisht e pavërtetë”, tha për Indeksonline, Zyberaj./Indeksonline/

No comments:

Post a Comment