Dy grupe nxënësish ishin pjesë e incidentit që ndodhi të hënën në mbrëmje në afërsi të Bit Pazarit në Shkup. Incidenti ka nisur në lagjen Aerodrom të Shkupit, kur nxënësit janë përleshur në autobus, ndërsa incidenti ka eskaluar në Bit Pazar, midis nxënësve të shkollës së mesme të Kimisë dhe asaj të Post – Telekomunikacionit.
Deri tash mësohet për një person me lëndime më të rënda, por jozyrtarisht bëhet e ditur edhe për persona të tjerë të lënduar. Mësohet nga dëshmitarë të ngjarjes së incidenti ka ndodhur midis grupeve të nxënësve shqiptarë dhe maqedonas. Policia menjëherë ka ndërhyrë në vendin e ngjarjes, duke qetësuar situatën dhe duke larguar dyja grupet./Indeksonline/
No comments:
Post a Comment