Nata e shtrigave’ është një festë, të cilën me padurim e presin sidomos fëmijët.
Sipas traditës amerikane, të vegjlit me maska dhe kostume shkojnë derë më derë dhe grumbullojnë ëmbëlsira dhe sheqerka. Mirëpo, çfarë ndodh kur prindit u thonë se ua kanë ngrënë ato?
Komiku Jimmy Kimmel ka kërkuar nga prindërit që t’u thonë fëmijëve se ua kanë ngrënë ëmbëlsirat dhe sheqerkat dhe për të xhiruar reagimin e tyre.
Padyshim që reagimet e tyre kanë qenë me qarje, bërtitje, përplasje..., por ka pasur edhe nga ata që me fytyra të ngrysura u kanë thënë prindërve se nuk ka problem që ua kanë ngrënë ëmbëlsirat. /Telegrafi/
No comments:
Post a Comment