Tuesday, November 5, 2013

Tregu i marihuanës mjekësore, tejkalon atë të iPhone

Marihuana legale është në mesin e tregjeve me rritjen më të shpejtë në SHBA, ndërkaq rritja e tij po shkon në hapa drejt kalimit edhe të tregut global të telefonave të mençur, thotë një raport i ri i publikuar nga The Huffington Post.
Hulumtuesit kanë pyetur me qindra shitës me pakicë e përpunues të kanabisit mjekësor mbi ritmin gjashtë mujor të këtij viti, dhe kanë vlerësuar se më shumë se 1.43 miliardë dollarë të marihuanës legale do të shitet gjatë vitit 2013. Raporti gjithashtu parasheh se këto shifra do të rriten në 64 për qind, dmth në 2.34 miliardë dollarë gjatë vitit të ardhshëm. Sa për krahasim, shifrat momentale tregojnë se tregu i telefonave të mençur është ngritur në 46 nga 2012 në 2013.
“Kanabisi është një prej industrive me rritjen më të shpejtë”, ka thënë Steve Berg, ish-drejtor menaxhues në “Wells Fargo Bank” dhe redaktor i raportit, botimi i dytë i Gjendjes së Tregjeve të Marihuanës Lehale. “Në vend, ne nuk kemi qenë në gjendje të gjejmë ndonjë treg tjetër me rritje kaq të shpejtë”.
Megjithëse një krahasim në mes të tregut të telefonave të mençur dhe kanabisit mjekësor nuk mund të krahasohet, Berg thotë se synimi i tij ka qenë që të shpërfaqë se me çfarë shpejtësie po zgjerohet ky treg duke ofruar të dhëna sa më të afërta.
“Sipërmarrës dhe investitorë privatë po e vërshojnë tregun e kanabisit. Ata që e kuptojnë me të vërtetë dinamikën e tregut, do të përfitojnë shumë”, ka thënë Berg.
Marihuana mjekësore momentalisht është legale në 20 shtete në SHBA si dhe në Qarkun e Kolumbisë. Vitin e ardhshëm, Uashingtoni dhe Kolorado do të nisin zbatimin e ligjeve që lejon shitjen e kanabisit për të gjithë të rriturit, dhe Berg thotë se këto shtete do të ndikojnë më së shumti në rritjen e këtij tregu. /FermaIme/ 

No comments:

Post a Comment