Një video në "youtube" e ngjajshme me
atë të Dudës në Mitrovicë, ku shfaqen nxënëse të një shkolle në Tuzël
duke u rrahur po e shokon tërë Bosnjen dhe Hercegovinën.
Këshilli shkollor në këtë qytet ka përjashtuar unanimisht nga shkolla
e kimisë tri vajza të cilat të premten e kaluar e kanë rrahur
brutalisht një nxënëse më te re.
Vajza e rrahur, një ditë më parë e kishte raportuar dhunën e ushtruar më parë ndaj saj.
Video e postuar në "youtube" pjesën më të madhe është e turbullt.
Mirëpo pas minutës së dytë, kur viktima tërhiqet jashtë objektit të
shkollës rrihet brutalisht derisa fillon të qajë me të madhe, pasi ajo
refuzon që vajzat e dhunshme t'ia prejnë flokët.
Video (youtube.com): Dhuna që shihet pas minutit të dytë ka shokuar gjithë Bosnjen e Hercegovinën
Të martën, vajzat e përfshira në rrahje kanë tërhequr dokumentet nga
shkolla dhe për të vazhduar edukimin e tyre ato mund të shkojnë në disa
prej shkollave të tjera, raporton Radio Evropa e Lirë në gjuhët sllave.
Ky gjest i ultë nga këto nxënëse ka ngritur në këmbë të gjitha
institucionet në Tuzël, të cilat e kanë dënuar dhe kritikuar incidentin.
Sipas institucioneve të arsimit në Bosnje e Hercegovinë askush nuk po
gjen një zgjidhje për këtë problem i cili po vazhdon të rritet.
Po ashtu edhe në rrjetet sociale kjo video është përhapur shumë
shpejt ku janë formuar grupe të ndryshme anonim të cilat në vend që të
gjejnë zgjidhjen reale kanë bërë thirrje për dhunë të re.
Kjo tregon thellësinë e problemit në shoqërinë boshnjake dhe nevojën
për veprim urgjent për të luftuar dhunën e përhapur te rinia.
Javë më parë edhe në Kosovë, ishte publikuar një video ku një vajzë
nga Mitrovica rrihte shuplaka shoqen e saj të shkollës. /Zeri
No comments:
Post a Comment