Tuesday, November 5, 2013

E dogji gruan në pompën e benzinës

Burri i pakujdesshëm dogji gruan duke i dhënë djegie të shkallës së dytë dhe të tretë - në këmbë, në shpinë dhe në qafë.
Austin Dawkins (37) luante me zjarrin teksa dhe e dogji gruan e tij Jessica (30). Në video shihet çifti tek flet pranë rezervarit të makinës. Teksa hidhte benzinë në makinë, Austin luante me shkrepëse me çka e dogji gruan. Në panik e tërhoqi zorrën e benzinës dhe si me një flakëhedhës e bartë zjarrin në grua.
Jessica nuk kaloi lehtë, derisa burri fitoi ca djegie në dorë dhe një dënim prej 1000 dollarëve. /Indeksonline/

No comments:

Post a Comment