Tuesday, November 5, 2013

“Erdhi c(j)api te kasapi”


Në këtë takim, Capa i ka kërkuar falje kryeministrit maqedonas për sulmin që ia bëri në nëntor të vitit të kaluar në Tiranë, duke e gjuajtur me vezë veturën e tij zyrtare
Përfaqësuesi i Partisë Civile në Tiranë, Taulant Capa të hënën ka realizuar një takim të papritur me kryeministrin e Maqedonisë Nikolla Gruevski.
Në këtë takim, Capa i ka kërkuar falje kryeministrit maqedonas për sulmin që ia bëri në nëntor të vitit të kaluar në Tiranë, duke e gjuajtur me vezë veturën e tij zyrtare.  
Pas këtij hapi të papritur, fotografia nga takimi është përhapur me shpejtësi të rrufeshme në rrjetet sociale, e përcjellë me komente të shumta me titull “Erdhi cjapi te kasapi”. 
Poashtu janë paraqitur edhe konstatime tallëse se Capa nuk e ka sulmuar veturën e “antishqiptarit” Gruevski për shkak të urrejtjes ndaj tij, por për shkak të dëshirës që të takohet me Gruevskin.  Njëkohësisht ka pasur edhe konstatime se edhe në vitin 2001 shumë “patriotë” janë rebeluar jo për të luftuar kundër maqedonasve për të realizuar të drejtat e shqiptarëve, por nga dëshira e flaktë për të ju shërbyer atyre në Qeveri.
Në disa komente thuhet se Capa nuk është “patrioti” i vetëm i cili është ulur në “prehër” të Gruevskit, por në kabinetin e tij gjenden edhe shumë shqiptarë që thirren në vlerat e luftës së vitit 2001, kurse me përpikmëri punojnë për realizimin e projektit “Skopje 2014”.  Capa në Maqedoni është futur një ditë më parë në vendkalimin kufitar afër Dibrës, ku është arrestuar dhe pastaj liruar nga policia maqedonase.

No comments:

Post a Comment