Deputeti i Partisë Demokratike të Serbisë, Marko Jakshiq, ka hedhur poshtë akuzat për pjesëmarrjen e kësaj partie në incidentet që kanë ndodhur në zgjedhjet lokale në veri të Mitrovicës, duke thënë se ato janë vepër e nënkryetarit të parë të Qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
”Vuçiqi nuk ka mundur të mbijetojë debaklin zgjedhor në Mitrovicë”, u ka thënë Jakshiq gazetarëve në Kuvendin e Serbisë.
”Të gjithve, pra edhe të madhit Aleksandar Vuçiq, u është qartë se serbët kanë hedhur poshtë Marrëveshjen e Brukselit", ka thënë Jakshiq, raporton Beta.
/orainfoPersona të panjohur kanë hyrë të dielën në tri vendvotime në veri të Mitrovicës dhe i kanë demoluar ato. Pas kësaj situate, votimet janë ndërprerë.
No comments:
Post a Comment