Tuesday, November 5, 2013

Fermeri në Britani, pas 50 vjetësh, bëhet me ujë në shtëpi

Për pesëdhjetë vjet, fermeri Doug Goulbourne ka jetuar pa ujë në shtëpinë e tij. Nga mosha 21-vjeçe, ai ka qenë i detyruar që të bartë ujë me kova nga një pompë uji në Widow Croft Farm në Hollingworth, Manchester, vetëm në mënyrë që të kishte ujë për tu larë apo për të pirë.
Por tani, 72 vjeçari është lidhur me rrjetin e ujësjellësit për herë të parë, dhe këtë e ka festuar duke hapur çezmën, duke e mbushur ibrikun dhe duke e bërë një filxhan çaj.
“Jam tejet i lumtur”, ka thënë Goulbourne, i cili e mbante ende të mbushur një kovë me ujë derisa punëtorët e ujësjellësit po i përfundonin punët e tyre.
“Të pasurit ujë të rrjedhshëm ma lehtëson jetën tej mase. Është fantastike kur e hap çezmën dhe nga aty del uji. Është vërtetë punë e mërzitshme të bartësh ujë çdo ditë”, ka thënë ai.
Deri tani, ai zgjohej çdo mëngjes në orën 5.30 dhe merrte ujë nga pompa, të cilin e përdorte edhe për kafshët e fermës së tij. /FermaIme/ 

No comments:

Post a Comment