Tuesday, November 5, 2013

PDSH: Për vizitën e Ramës asnjë flamur shqiptar

PDSH-ja sot ka reaguar për mungesën flamurit shqiptar nëpër rrugët e Shkupit, në ditën kur kryeministri iShqiprisëEdiRama ka mbërritur në Maqedoni për vizitën e tij të parë zyrtare.

-Jemi dëshmitarë se sot, në ditën e vizitës së Kryeministrit shqiptar Edi Rama në Maqedoni, në Shkup nuk ka asnjë flamur shqiptar. Sa për informim, BDI është partner koalicioni në qeveri dhe si e tillë duhet të dalë dhe të japë llogari para shqiptarëve, se pse sot në Shkup nuk ka asnjë flamur shqiptar, për PDSH-në dhe për shqiptarët kjo është skandaloze dhe e papranueshme. Para disa muajve për vizitë në Maqedoni ishin presidenti e më pas edhe kryeministri Serb dhe shqiptarët e mbajnë mend zbukurimin e kryeqytetit me flamujt e Serbisë në këtë rast, ka deklaruar deputeti i PDSH-së Bekim Fazliu, transmeton Ilirida.net.

Ka reaguar edhe zëdhënësi i qeverisë, Muhamet Hoxha ka reaguar duke thënë se flamuri kombëtar për nder të kryeministrit shqiptar do të valëvitet nëpër rrugët e kryeqytetit të mërkurën, kur sipas axhendës zyrtare është parashikuar pritja e zotit Rama nga kreu i shtetit.

-Na habit fakti qëPDSH-ja, nuk është e informuar rreth vizitës së kryeministrit të Shqipërisë në vendin tonë. Zoti Rama nesër do të qëndrojë në vendin tonë për të realizuar vizitën zyrtare, me ç’rast pritet të zhvillojë takime me kryetarin e shtetit, si dhe me liderët e partive shqiptare. Gjatë kësaj vizite të parë zyrtare, zoti Rama do të pritet me të gjitha proçedurat që i parasheh protokolli diplomatik, sikurse çdo vizitë që realizojnë ministrat tjerë në vendin tonë, ka thënë Hoxha.

Ministria e Jashtme maqedonase ka njoftuar vetëm një ditë më parë për vizitën e zotit Rama në Maqedoni. Sipas mediave në Shkup, vizita është mbajtur e fshehtë për të shmangur ndonjë incident, në shenjë hakmarrjeje për sulmin me vezë ndaj kryeministrit Gruevski gjatë vizitës së tij të fundit në Tiranë.

No comments:

Post a Comment