Forumi i TEB Rinjve Muslimanë kishte paralajmruar Ramush Haradinajn qysh në muajin prill për mundesin e humbjes se zgjedhjeve nga partia e tij. FRM i kishte kërkuar Ramush Haradinajt që partinë e tij ta pastrojë nga islambofobët si Burim Ramadani, Donika Kada Bujupi, Ardian Gjini dhe disa te tjerë, njerëz qe janë
anti-muslimanë të tërbuar, dhe që për fat të keq janë pjesë e AAK-së.
Përkunder këshillës tonë Ramush Haradinaj vendosi ti mbaj anti-muslimanët ne partinë e tij. Si pasojë e arrogancës së Ramushit dhe ofendimeve të mercenarëve të tij, populli i Kosovës me të drejtë e dënoi AAK-në në këto zgjedhje duke e mos-votuar.
FRM-ja i bën me dije Ramush Haradinajt dhe gjithë liderëve partiak në Kosovë që me rekrutimin e njerëzve anti-muslimanë dhe me ndjekjen e politikave islamfobiste ata do ti shtojnë vetes rrugën e humbjes ashtu siç e pësoi AAK-së në qytetin e Gjakovës dhe të Pejës.
FRM i rikërkon AAK-së dhe Ramush Haradinajt që tani, sa nuk është ende vonë ta distancojë veten e saj nga anti-muslimanët e islamofobët, të cilët me urrejtjen e tyre i ngjajnë Millosheviqit. AAK-ja duhet të nisë të respektojë Islamin, Haradinaj duhet të nisë të vijë dhe falet në xhami, të mbrojë ide
ntitetin tonë fetar dhe kombëtar, nesë do të dojë që të shpresojë që në të ardhmen të mos humbasë si tani.
Me nderime
FRM
No comments:
Post a Comment