Wednesday, November 6, 2013

Indisë i ngutet të arrijë në Mars

India definitivisht po bëhet fuqi e kozmosit. Pas lansimit të suksesshëm të fluturakes në Hënë, dje në drejtim të planetit Mars ka nisur edhe stacionin orbital fluturues “Mangaljaan”, e cila do të duhej të arrinte në cak në muajin shtator të vitit 2014, duke kaluar 680 milionë kilometra.
Nëse kjo ndodh dhe “Mangaljaan” fillon të sillet rreth Marsit, ai do t’iu bashkohet misioneve tashmë të dërguara atje nga SHBA-ja, Rusia dhe BE-ja. Ndonëse India është një shtet ku 350 milionë banorë të saj jetojnë në varfëri ekstreme, me vetëm 1.5 euro në ditë, ajo brenda një viti shpenzon mbi 800 milionë euro për kozmos. Njëkohësisht, India jep 11 miliardë euro për zhvillimin rural dhe gati 9 miliardë euro për arsimim.
CNN transmeton se India po bëhet fuqia e parë aziatike që do të arrijë në Mars dhe vlerëson se me këtë potez i është dhënë goditje Kinës sa i përket garës aziatike për pushtimin e gjithësisë.
Që nga vitet e 60 –ta të shekullit të kaluar më shumë se gjysma e tentimeve për të arritur në Mars kanë dështuar, përkatësisht nga gjithsej 40 tentime, 23 sosh kanë përfunduar pa sukses./Indeksonline/ 

No comments:

Post a Comment