Supertalenti shqiptar, Adnan Januzaj, është shpallur lojtari më i mirë i Manchester United për muajin tetor.
18 vjeçari arriti që të grumbullojë 42 për qind të votave të tifozëve të Manchester United për të mposhtur konkurrencën e Wayne Rooneyt (34%) dhe David De Gea (24%).
Çmimi e kompleton muajin fantastik për Adnanin i cili shënoi dy gola në fitoren ndaj Sunderlandit dhe nënshkroi edhe kontratën e re me kampionin e Anglisë.
“Unë jam shumë i kënaqur që e fitova këtë çmim, sidomos pasi është votuar nga fansat, të cilët më kanë përkrahur shumë”, raporton telegrafi.
“Është mirë që të shpërblehesh për performncat e tua në fushë dhe të kuptosh se duhet të punosh ende e të përparosh si lojtar. Unë do të tentoj t’i kontribuoj ekipit pa marrë parasysh vendin dhe kohën”, ka deklaruar Januzaj.
Çmimi fitohet nga votat e tifozëve të Manchester United në Twitter dhe në tri versionet (gjuhët) e ueb faqes zyrtare, ManUtd.com.
Klubi nga Old Trafford me rastin e fitimit të këtij çmimi do të bëj një donacion prej 500 funte për ndonjë organizatë bamirëse të cilën e zgjedh Adnani.
No comments:
Post a Comment