Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti, ua ka servuar fansave të saj një fotografi, në të cilën shfaqet më ndryshe se zakonisht.
Në fotografinë e publikuar në Facebook, Bleona është vetëm me të brendshme dhe ngjan me një striptiste seksi, e veshur me rripa meshini të zi dhe gjoksin e ka mbuluar me pjesë metalike. Ndërsa flokët i ka bërë bionde, duke vendosur paruke.
“Më shikoni tash”, ka shkruar ajo krahas fotografisë, ndërsa këto ditë ka publikuar edhe disa fotografi të tjera, në të cilat shfaqet mjaft joshëse.
Bleona jo rrallë herë e ka befasuar publikun me fotot e saj, madje më herët ajo ka pozuar tërësisht e zhveshur. Duket se asaj i pëlqen të ekspozojë pjesët e trupit dhe me to të mbajë te vetja vëmendjen e mediave dhe publikut. /Telegrafi/
No comments:
Post a Comment