Tuesday, November 5, 2013

Kapen dy maune që po kontrabandonin mall nga Serbia

Dy maune me targa të Serbisë dhe të ngarkuara me tjegulla dhe kulmare kanë tentuar të hyjnë ilegalisht në Kosovë pa paguar tatimet. Rasti ka ndodhur në magjistralen Zubin Potok-Mitrovicë. Dy maunet e ngarkuara janë vërejtur nga njësitë anti-kontrabandë të Doganës derisa kanë qenë duke devijuar hyrjen në terminal dhe kanë vazhduar në magjistralen për në drejtim të Skenderaj.
Në të dy maunat janë gjetur 52 paleta me tjegulla dhe 4 paleta me kulmare. Sipas doganave, kompania ka prezantuar fatura të blerjes së brendshme, por pas verifikimit ato nuk korrespondonin me gjendjen reale pasi është verifikuar se maunat në fjalë kanë hyrë në Kosovë përmes pikë kalimit kufitar Bërnjak, transmeton KTV. Maunet me mallra janë konfiskuar, kurse ndaj kompanisë është iniciuar procedurë kundërvajtje./Indeksonline/

No comments:

Post a Comment