Tuesday, November 5, 2013

Korçë, vritet në lokal me armë zjarri 23-vjeçari, pranga autorit

KORCE- Një person është vrarë me armë zjarri ditën e sotme në fshatin Libonik të Korçës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 në ambientet e një lokali, pas një konflikti për motive të dobëta mes dy të rinjve.

Policia e Korçës bën me dijë se i vrarë me armë zjarri ka mbetur 23-vjeçari Adriatik Bregu, banues në Libonik, i cili edhe pse është dërguar menjëherë në spitalin e Korçës, nuk ka mundur t’i rezistojë plagëve të marra.

Vetëm pak minuta pasi ka ndodhur vrasja, policia ka mundur të identifikojë dhe arrestojë autorin e ngjarjes, Donald Kreka, 25 vjeç.

Ndërkaq po punohet për hetimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të plota të ngjarjes.

No comments:

Post a Comment