Tuesday, November 5, 2013

Mish Mashi Politik

Edhe këto zgjedhje me faktin që nuk përfunduan në raundin e parë, ato do të sjellin një mishmash të madh politik sepse tash për balotazhin e 1 dhjetorit veç kanë filluar kombinimet dhe kalkulimet kush me kënd të bëjë kolaicion ato ti ofroj përkrahje tjetrit.
Këto përkrahje apo koalicione bëhen jo bazuar në parime apo ideologji por në interesa të ngushta partiake dhe fatëkeqsisht në ndonjë rast ndoshta edhe do të ndikojnë që të përmbysin ndonjë rezultat, gjë që është kundër vullnetit të qytetarëve pasi që ata kanë votuar me 3 nëntor për ndryshime apo ndërrime të kandidatëve për kryetar, mirëpo që subjektet politike për qëllime të ngushta të tyre do të tentojnë ta zbehin dhe përmbysin vullnetin e qytetarëve.
Jo në të gjitha rastet thirrja e një subjekti politik ndaj elektoratit të saj do të manifestohet në përkrahje për ndonjë kandidat por thjeshtë subjektet politike do të dëshmojnë se për kalkulime politike nuk njohin ideologji ose parime.
Nuk do të befasohemi kur të shohim se si edhe subjektet më "armiqsore" do të bëjnë ujdi publike apo të fshehta për të përkrahur njëri tjetrin, do të shohim që në një komunë një subjekt "lufton" me subjektin tjetër, ndërsa në komunen tjeter me po atë subjekt do të jenë bashkë kundër ndonjë subjekti tjetër.
Në Prishtinë LDK-së dhe VV ju duhet të tentojne të marrin me ujdi apo pa ujdi elektoratin e PDK, AKR, AAK, LB për ta mundur njëra tjetrën.
Në Mitrovicë PDK dhe AKR do të tentojnë të marrin elektoratin e LDK, AAK dhe VV për të mundur njëra tjetrën.
Në Pejë LDK dhe AAK do të mundohen ta bëjnë të njejtën gjë, siç do të bëjnë LDK dhe PDK në Gjilan, apo AKR dhe AAK në Gjakovë,PDK dhe LDK në Prizren e kështu me radhë.
Do të bëhen pazare nga më të pazakonshmet, do të ofrohen drejtori e projekte, emërime e çka nuk do të ofrohet mes subjekteve vetëm e vetëm për të triumfuar ndaj tjetrit, do të bëhen pazare të atij niveli që krerët e partive ndoshta edhe do të djegin në ndonjë komunë kandidatin e vet për të fituar në komunën tjetër.
Të gjitha këto nuk do të duhej të ndodhnin, elektorati do të duhej lënë i lirë të vendosë për komunën e tyre./infokosova.net

No comments:

Post a Comment