Tuesday, November 5, 2013

Në 400 qytete të botës protestohet kundër korrupsionit

Demonstruesit në 400 qytetet të botës kanë dalë në rrugë me maskat, tani simbol i organizatës Anonimys për të shprehur përkrahjen ndaj saj. Ky legjion i aktivistëve është duke kundërshtuar korrupsionin në korporata dhe institucione shtetërore. Aksioni global i përkrahjes po mbahet në ditën e Guy Fawkes, i cili më 5 nëntor 1605 bashkë me një grup katolikësh tentoi të hedhë në ajër parlamentin anglez. Në këtë marsh global morën pjesë miliona qytetarë. Organizatorët theksuan se duan ta përkujtojnë botën në atë që vazhdimisht harrohet, faktin se drejtësia dhe liria janë shumë më shumë se fjalë.
Përndryshe organizata Anonimys tashmë është e famshme në botë, derisa kanë përkrahur Pranverën Arabe dhe lëvizjen Occupy Wall Street që filloi në New York para dy vjetësh, e pas kësaj u përhap nëpër botë si mjet kundër korrupsionit dhe pushtetit. /Indeksonline/


No comments:

Post a Comment