Tuesday, November 5, 2013

PDK lidhi koalicion me AAK-LDD për përkrahjen e Mujës në balotazh

Para pak çastesh Dega e PDK-së në Prizren dhe ajo e koalicionit AAK-LDD kanë lidhur koalicion për përkrahjen e Ramadan Mujës në balotazhin e 1 dhjetorit bëjnë të ditur për Gazetën e Prizrenit burime të afërta me këto dy parti politike.
Në një prononcim për gazetën lidhjen e koalicionit e ka konfirmuar edhe Samir Hoxha, sekretar për marrëdhënie me publikun në Degën e PDK-së në Prizren. “Ky është një koalicion parimor për bashkëqeverisje në mandatin katërvjeçar. Ekziston një unanimitet i plotë i kryesive të dy degëve që me anë të këtij koalicioni t’i bashkojnë forcat për fitoren e ardhshme në balotazh në Prizren”, ka bërë të ditur ai..

Marrëveshja e koalicionit është nënshkruar nga kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Minir Krasniqi, dhe kryetari të Degës së AAK-së, Fatmir Kastrati, ku ishte prezent edhe Lulzim Kabashi, kandidat i koalicionit AAK-LDD për kryetar të Prizrenit i cili ka marr përkrahje të konsiderueshme në raundin e parë të zgjedhjeve. Në zgjedhjet lokale PDK-ja në Prizren është radhitur e para, gjithashtu edhe në asamblenë komunale ka siguruar numrin më të madh të ulëseve.

No comments:

Post a Comment