Tuesday, November 5, 2013

Reali kërcënon Juventusin

Nga: Driton Berisha

Juventus duhet të fitojë për të shtuar shpresat e kualifikimit, por Real Madridit i mjafton vetëm edhe një pikë të kalojë tutje nga Grupi B i Ligës së Kampionëve. Adnan Januzaj do të debutojë në garën kontinentale me Manchester Unitedin kundër Real Sociedadit, kurse PSG dhe Bayern Munich synojnë ta sigurojnë pjesëmarrjen në fazën eliminatore

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, mund ta dërgojë ish skuadrën e tij Juventus në prag të eliminimit nga faza e grupeve e Ligës së Kampionëve, nëse arrin të fitojë në Torino të martën. Dy skuadrat që janë takuar 11 herë mes vete në këtë garë, ishte pritur që pa shumë telashe të kualifikohen tutje nga Grupi B, mirëpo pas tri ndeshjes, derisa Reali kryeson me pikë maksimale. Juventus ka barazuar dy takimet e para me Copenhagenin dhe Galatasarayn dhe humbi nga ‘Los Blancos’ në të tretin, andaj është në pozitë delikate. Reali do ta sigurojë kualifikimin për në fazën eliminatore të garës – por jo edhe pozitën e parë në grup – edhe me një pikë kundër Juventusit. Kurse, kampioni i Italisë përveç se duhet ta mposhtë Realin, do të shpresojë që Copenhagen të arrijë ta ndal Galatasarayn në duelin tjetër. Juventus do të luaja pa mbrojtësin Giorgio Chiellini të suspenduar, por do të përkrahet nga bilanci pozitiv prej pesë fitoreve nga po aq ndeshje të fundit kundër Realit në Torino. Në ndeshjet tjera, Paris Saint-Germain mund të kualifikohet tutje nga Grupi C në rast të fitores ndaj Anderlechtit, skuadër të cilën e shkatërroi si mysafir duke e mposhtur 5:0. Në duelin tjetër, Olympiakos pret Benfican në ballafaqimin e skuadrave që luftojnë për pozitën e dytë. Edhe kampioni në fuqi, Bayern Munich mund të sigurojë pjesëmarrjen në fazën e ardhshme të garës nëse fiton kundër Viktoria Plzenit dhe CSKA Moska dështon të triumfojë në udhëtim te Manchester City.

Debutimi i Januzajt – Pas paraqitjeve të shkëlqyeshme në edicionin e tij të parë në Premierligë, ylli kosovar i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj, do të debutojë edhe në Ligën e Kampionëve kundër Real Sociedadit në Grupin A, ka njoftuar menaxheri David Moyes. “Ai sigurt do të luajë në Ligën e Kampionëve. Nuk ka asnjë problem. Do të mundohemi ta inkuadrojmë djaloshin, në kohën e duhur. Ai nuk është i lodhur dhe nuk kemi pësuar ndonjë rënie të formës, andaj jam i sigurt se do ta vazhdojmë ta aktivizojmë dhe do të jetë në ekip dhe rreth tij”, deklaroi Moyes për uebfaqen zyrtare të Manchester Unitedit. Januzaj ishte rezervist në duelin kundër Real Sociedadit në ‘Old Trafford’, por nuk u inkuadrua në lojë. Mirëpo, ai do ta shijojë magjinë e garës më të fortë kontinentale, pikërisht kundër të njëjtit kundërshtar, por si mysafir. Në ballafaqimin tjetër, Shakhtar Donetsk është nikoqir i Leverkusenit ku me fitore mund t’i tejkalojë gjermanët në pozitën e dytë.

Grupi A
20:45 Real Sociedad - Man Utd
20:45 Shakhtar D – Leverkusen

Man Utd 3 7
Leverkusen 3 6
Shakhtar D 3 4
Real Sociedad 3 0

Grupi B
20:45 Copenhagen - Galatasaray
20:45 Juventus - Real Mardrid

Real Madrid 3 9
Galatasaray 3 4
Juventus 3 2
Copenhagen 3 1

Grupi C
20:45 Olympiakos - Benfica
20:45 PSG – Anderlecht

PSG 3 9
Olympiakos 3 4
Benfica 3 4
Anderlecht 3 0

Grupi D
20:45 Man City - CSKA M
20:45 Viktoria Plzen - Bayern Munich

Bayern Munich 3 9
Man City 3 6
CSKA Moscow 3 3
Viktoria Plzen 3 0
/tribuna

No comments:

Post a Comment