Në këtë mënyrë ai mund t`i shiste shumë më shtrenjtë makinat, duke i prezantuar ato si relativisht të reja
Një burrë 36 vjeçar nga Kosova kishte gjetur një metodë interesante për të fituar: i ka kurdisur takometrat e 62 veturave të vjetra, duke ua zvogëluar atyre kilometrazhin e kaluar. Në këtë mënyrë ai mund t`i shiste shumë më shtrenjtë makinat, duke i prezantuar ato si relativisht të reja.
Porositë për të bërë këtë manipulim kosovari i kishte nga shitësit e makinave të vjetra, transmeton albinfo.ch.
I akuzuar për vepër penale të falsifikimit, ai duhet të përgjigjet para Gjykatës së Landit në Munih.
Sipas padisë, tregtarët e automjeteve e kanë paguar kosovarin, sipas mundit të bërë, nga 50 deri 500 euro për një makinë me takometër të manipuluar. Pas kësaj, ata mund ta shisnin veturën mesatarisht nga 3000 euro më shtrenjtë se më parë.
Personi i akuzuar ka qenë i dënuar edhe më parë dhe kishte vuajtur dënimin me kusht. Në një bastisje që kishte bërë policia në mars të vitit 2011 në gjithë Bavarinë, ishin kontrolluar 150 banesa dhe lokale afariste. Në atë aksion ishin konfiskuar 380 automobila te vjetër dhe ishin arrestuar 85 persona të dyshuar.
Në mesin e tyre kishte qenë edhe kosovari./tribuna
No comments:
Post a Comment