Forenziku britanik, David Barckley deklaroi se gjetjet e testeve të mostrave të marra nga mbetjet mortore të ish-liderit palestinez Jaser Arafat kanë konfirmuar se është gjetur elementi radioaktiv polonium.
“Sipas mendimit tim, është absolutisht e sigurt që shkaku i vdekjes së tij është helmimi me polonium”, tha ai për agjencinë e lajmeve Reuters pasi që më parë edhe gruaja e Arafatit kishte deklaruar që burri i saj është helmuar.
“Nivelet e pranishme në mbetjet e tij mortore ishin të mjaftueshme për të shkaktuar vdekjen”, tha Barckley, sipas të cilit tipi i gjetur i poloniumit në trupin e Arafatit ka gjasa të jetë prodhuar në ndonjë reaktor nuklear.
Ndonëse shumë vende kanë mundur të jenë burim i lëndës së tillë helmuese, dikush nga përcjellja e tij më e afërt sigurisht i ka hedhur një dozë të vogël të izotopi vdekjeprurës, me gjasë në formë pluhuri në pijen, ushqimin, pikat për sy apo në pastën e tij të dhëmbëve, shtoi ky ekspert.
“ajo që ne kemi është dëshmi e sigurt – ajo që ka shkaktuar sëmundjen e ti dhe i është dhënë me qëllim që ta vrasë”.
Gruaja e Arafatit, Suha tha se bëhet fjalë për krim të vërtetë, vrasje politike. Ajo ppo qëndron në Paris, pasi mori raportin e Institutit për fizikë radioaktive të Universitetit të Lausanne në Zvicër. Ajo nuk akuzoi asnjë person apo shtet, duke pranuar se Arafati ka pasur shumë armiq.
Arafati u sëmurë më 2004 dhe vdiq shpejt pas kësaj. Deri në helmimin e spiunit rus Aleksandar Litvinenko, në një hotel të Londrës më 2006, askush nuk besonte që Arafati është helmuar dhe se poloniumi, sikundër edhe ai i përdorur në rastin e Litvinenkos, është shkak i vdekjes së liderit palestinez. /Indeksonline/
No comments:
Post a Comment