Wednesday, November 6, 2013

Trafikoi kosovaren, kallëzim për 22-vjeçaren

Një e re nga fshati Llojan i Kumanovës, me inicialet K.I, është kallëzuar penalisht për veprën “trafik me njerëz”.
E kallëzuara që ka vetëm 22 vjeç, dyshohet se ka trafikuar në Maqedoni, në bashkëpunim me disa persona të tjerë, një 23-vjeçare nga Kosova.
Pasi i kishte mundësuar hyrjen ilegale në vendin tonë, K.I e kishte strehuar të rejën kosovare në një apartament ku ndodheshin edhe katër femra nga Shqipëria e Maqedonia.
E dyshuara i kishte premtuar viktimës së saj se do të punonte si balerinë dhe këngëtare në një objekt hotelerie në Tetovë, por jo gjithçka kishte vajtur mirë, shkruan zhurnal.
Pak ditë pasi ishte vendosur në apartament, K.I e kishte detyruar me forcë B.M të konsumonte drogë dhe alkool, por edhe të kishte marrëdhënie intime me mysafirët e pranishëm në lokal, duke e kërcënuar me jetë nëse do të refuzonte.
Viktima ia kishte dalë të njoftonte Policinë e Tetovës./Indeksonline/ 


No comments:

Post a Comment