Beteja e dytë për Gjakovën ndërmjet AKR-së dhe AAK-së tashmë ka filluar. Në njërën anë zëdhënësi i AAK-së Ernest Luma e në tjetrën këshilltari i lartë i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj.
Luma i ka dalë në krah Pal Lekajt i cili më 1 dhjetor do t’i hyjë garës për balotazh me -4000 vota pas Mimoza Kusarit-Lila.
Luma në stilin e një ‘poeti’ në fillet e tij të poezisë ka shkruar për Kremlinin, Mekën, Qabenë, Jerusalemin...
"Gjakova nuk është Moska e as Kremlini yt, Është Meka, Qabeja, Qerbelaja, Bet-lehemi dhe
Jerusalemi im… Ashtin e gjakun, Etërit e baballarët i kam dëshmitarë. Unë falem çdo ditë – me fytyrë kah Gjakova. Andej lind dielli im, e i joti pas Karpateve e n’Kazakstan… ", ka shkruar ai në Facebook, transmeton orainfo.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Jetlir Zyberajt, i cili ia ka rikujtuar Lumës fukarallëkun e gjakovarëve.
“Para se me fol për Qaben e Jerusalemin, Zëdhënësi i përjetshëm Ernest Luma është mirë me fol për fukarallëkun e qytetarëve të Gjakovës, për korrupsionin e kryetarit Pal Lekaj me prona, me asfalt, e me tullat e çarshisë... Është mirë me fol për papunësinë e madhe në atë qytet dikur fort të dinjitetshëm, që partia e tij për 8 vjet e ktheu në mjerim. Për çfarë dashnie për Gjakovën po flet o Ernest???”, ka shkruar në fund Zyberaj./standardi.info/
No comments:
Post a Comment