Wednesday, November 6, 2013

Adoleshentja shet virgjërinë për 20 mijë euro

Një ruse 18 vjeçare, e njohur si Shatuniha, ka shitur në ankand “gjënë me të shtrenjtë” që ajo posedon në ofertuesin më të lartë. Duke e vënë vetën në kategorinë “E re dhe e papërdorur”, ajo shkruante në ankandin online në një faqe interneti në Rusi, se pranonte vetëm para kesh.
Urgjentisht kam nevojë për para, kështu që po e shes gjënë më të shtrenjtë që posedojë. Jam e gatshme ta bëjë shumë shpejt, madje edhe nesër, dhe kam dëshmi që vërtetojnë virgjërinë time. Mund të vij në hotelin në sheshin Predmostnaya me certifikatën e virgjërisë sime, dhe me një person që do të marrë keshin dhe do të shkojë, në mënyrë që mos të mashtrohem. Ky personi do të shkojë dhe unë do të mbetem....paratë duhet të jenë vetëm kesh, kishte shkruar ajo.
 
 
Sipas “Siberian Times”, një burrë me emrin Evgeniy Volnov, fitojë ankandin për çmimin e 900.000 ose 20 mijë e 532 euro.
 
Shatuniha jo vetëm që e shiti “pasurinë”, por duket se ajo nuk u dënua për këtë. Policia, në Krasnoyarsk, ku jeton 18 vjeçarja, tha se ajo, nuk kishte thyer ligjin (kosovapress)./standardi.info

23-vjeçari fiton 8 milionë dollarë në poker (Foto)

Emri i tij është Ryean Riess, 23 vjeç, dhe është fituesi i World Series of Poker që është mbajtur në Rio Hotel & Casino di Las Vegas në Nevada. Riess fitoi përballë kundërshtarit të tij më të fortë, Jay Farber, duke marrë kështu në shtëpi një çmim prej 8.359.531 dollarë.




Isa vs. Shpendi ballë për ballë të premten në RTK

Isa Mustafa dhe Shpend Ahmeti do të përballen të premten në Radio Televzionin e Kosovës në një debat të drejpërdrejt në ora 20.30.
Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Isa Mustafa, gjatë fushatës elektorale 30 ditëshe nuk kishte pranuar të ballafaqohet me kundërkandidatët tjerë.
Atij i ishte bërë thirrje vazhdimisht që të jetë pjesë e debateve, mirëpo i kishte shpërfillur vazhdimisht këto kërkesa.
Isa Mustafa i LDK-së dhe Shpend Ahmeti i Lëvizjes Vetëvendosje do t’i masin forcat më 1 dhjetor në balotazhin për kryetar të Prishtinës. Në raundin e parë Isa Mustafa doli fitues, por nuk arriti të marrë shumicën e nevojshme që të shpallet kryetar. (ORAinfo)  

Indisë i ngutet të arrijë në Mars

India definitivisht po bëhet fuqi e kozmosit. Pas lansimit të suksesshëm të fluturakes në Hënë, dje në drejtim të planetit Mars ka nisur edhe stacionin orbital fluturues “Mangaljaan”, e cila do të duhej të arrinte në cak në muajin shtator të vitit 2014, duke kaluar 680 milionë kilometra.
Nëse kjo ndodh dhe “Mangaljaan” fillon të sillet rreth Marsit, ai do t’iu bashkohet misioneve tashmë të dërguara atje nga SHBA-ja, Rusia dhe BE-ja. Ndonëse India është një shtet ku 350 milionë banorë të saj jetojnë në varfëri ekstreme, me vetëm 1.5 euro në ditë, ajo brenda një viti shpenzon mbi 800 milionë euro për kozmos. Njëkohësisht, India jep 11 miliardë euro për zhvillimin rural dhe gati 9 miliardë euro për arsimim.
CNN transmeton se India po bëhet fuqia e parë aziatike që do të arrijë në Mars dhe vlerëson se me këtë potez i është dhënë goditje Kinës sa i përket garës aziatike për pushtimin e gjithësisë.
Që nga vitet e 60 –ta të shekullit të kaluar më shumë se gjysma e tentimeve për të arritur në Mars kanë dështuar, përkatësisht nga gjithsej 40 tentime, 23 sosh kanë përfunduar pa sukses./Indeksonline/ 

Te ushtrosh trurin, mund te zgjidhe shume probleme per ty!

Te ushtrosh trurin, mund te zgjidhe shume probleme per ty!
Truri juaj nuk eshte muskul, por ju mund ta trajtoni si te tille
Shume njerez e perqendrojne aktivitetin e ushtrimit te tyre duke bere palester, por pak e dine se edhe trajnimi i trurit eshte dicka me te cilen mund te punosh. Ne fakt, mund ta ushtrosh trurin aq shpesh sa deshiron, aq shpesh sa ushtron edhe krahet e muskujt, dhe rezultatet mund te jene pozitive dhe te fuqishme.
Fakti qe ndihmon me teper eshte te mendosh sikur truri te jete nje muskul. Per te permiresuar performancen e trurit, nuk mund te perseritesh te njejtat ushtrime vazhdimisht. E mira eshte qe pasi te kesh masterizuar nje ushtrim, te kalosh ne nje tjeter qe eshte pak me i veshtire dhe qe e nxit trurin te punoje me teper ne ate drejtim, duke patur bazat e ushtrimit paraardhes. Njesoj si muskujt, nivelet e ushtrimit vijne gradualisht.
Kjo bazohet ne neuroplasticitetin e lindur te trurit tuaj, ose ne aftesine e tij per t’u rritur dhe ndryshuar ne baze te sfidave te reja. Me fjale te tjera, ushtrimet e duhura stimuluese mund te ndryshojne fizikisht trurin tuaj.
Shkenca i eshte vene pas ushtrimit te trurit
Shkencetaret besonin dikur se aftesite mendore te secilit, fiksoheshin ne moshen e pjekurise. Studimet e sotme tregojne se truri eshte elastik dhe ben te kunderten: pra ndryshon vazdhimisht nepermjet sfidave te reja qe e ngacmojne.
Nje nga praktikat me popullore te perdorura nga njerezit eshte Lumosity, nje program i ngritur ne San Francisco, qe ka mbledhur neurologe te diplomuar nga Stanford dhe UC Bekerly, te cilet punojne ne skuadra per nevojat e caktuara te pjeseve te trurit qe deshironi te zhvilloni. Te dhenat tuaja u sherbejne ketyre skuadrave per te zhvilluar kerkime te metejshme ne fushen e neuropsikologjise nepermjet algoritmeve dhe lojrave te cilave u nenshtroheni.
Duke kuptuar se truri ka nevoje per programe te sofistikuara dhe udheheqje per t’u sofistikar dhe rritur, shkencetaret e Lumosity kane punuar me skuadra me eksperience te dizenjuesve te lojrave. Se bashku ata kane zhvilluar nje program te cilin mund ta provoni falas nderkohe qe zhvilloni trurin tuaj. Nepermjet tij, behen matje te ndryshme qe i pershtaten secilit sipas nevojes.
Studime premtuese per efektet e ushtrimit te trurit
Nje studim i Stanford University i vitit 2013, tregon per nje grup trajtimesh te 21 grave me kancer gjiri qe i kane mbijetuar semundjes duke u ushtruar 12 jave ne kete trajnim per shpejtesine e reagimit, fleksibilitetin, dhe memorien.
Nuk ka dyshim se ky program sugjerohet per individe te shendetshem te cfaredolloj moshe. Progresi juaj eshte individual.
Ushtrimi i trurit ndihmon per te plotesuar nevoja jetesore
Qellimi i ketyre ushtrimeve nuk eshte te fitoni sa me shume pike, por te zhvilloni aftesite ne baze te te cilave krijohen keto lojra. Neurologet sigurojne se keto perfitime jane jetesore per perditshmerine tone, me teste dhe kerkime te vazhdueshme, ndersa do te behet shpejt e dukshme te trupin tuaj rritja e aftesive.
Vemendje me e mire do te thote fokus me i mire ne klase apo takime te ndryshme formale. Duke permiresuar aftesine e shpejtesise se trurit per t’u pergjigjur, mund te pershtateni me shpejte me kerkesat e perditshme ne nje jete te ngarkuar me pune. Nje memorie me e mire do te thote marredhenie me te forta dhe me te gjata me te tjeret, dhe sidomos me njerezit tuaj me te afert.
Ushtrimi i trurit eshte nje investim
Trajnimi mund te marre vetem disa minuta ne dite, por perfitimet mund te bejne ndryshimin ne shume aspekte te jetes suaj. Ketu mund te provoni disa nga ushtrimet falas te ketij projekti: Lumosity

Konfirmohet helmimi i Jaser Arafatit me polonium radioaktv

Forenziku britanik, David Barckley deklaroi se gjetjet e testeve të mostrave të marra nga mbetjet mortore të ish-liderit palestinez Jaser Arafat kanë konfirmuar se është gjetur elementi radioaktiv polonium.
“Sipas mendimit tim, është absolutisht e sigurt që shkaku i vdekjes së tij është helmimi me polonium”, tha ai për agjencinë e lajmeve Reuters pasi që më parë edhe gruaja e Arafatit kishte deklaruar që burri i saj është helmuar.
“Nivelet e pranishme në mbetjet e tij mortore ishin të mjaftueshme për të shkaktuar vdekjen”, tha Barckley, sipas të cilit tipi i gjetur i poloniumit në trupin e Arafatit ka gjasa të jetë prodhuar në ndonjë reaktor nuklear.
Ndonëse shumë vende kanë mundur të jenë burim i lëndës së tillë helmuese, dikush nga përcjellja e tij më e afërt sigurisht i ka hedhur një dozë të vogël të izotopi vdekjeprurës, me gjasë në formë pluhuri në pijen, ushqimin, pikat për sy apo në pastën e tij të dhëmbëve, shtoi ky ekspert.
“ajo që ne kemi është dëshmi e sigurt – ajo që ka shkaktuar sëmundjen e ti dhe i është dhënë me qëllim që ta vrasë”.
Gruaja e Arafatit, Suha tha se bëhet fjalë për krim të vërtetë, vrasje politike. Ajo ppo qëndron në Paris, pasi mori raportin e Institutit për fizikë radioaktive të Universitetit të Lausanne në Zvicër. Ajo nuk akuzoi asnjë person apo shtet, duke pranuar se Arafati ka pasur shumë armiq.
Arafati u sëmurë më 2004 dhe vdiq shpejt pas kësaj. Deri në helmimin e spiunit rus Aleksandar Litvinenko, në një hotel të Londrës më 2006, askush nuk besonte që Arafati është helmuar dhe se poloniumi, sikundër edhe ai i përdorur në rastin e Litvinenkos, është shkak i vdekjes së liderit palestinez. /Indeksonline/


Trafikoi kosovaren, kallëzim për 22-vjeçaren

Një e re nga fshati Llojan i Kumanovës, me inicialet K.I, është kallëzuar penalisht për veprën “trafik me njerëz”.
E kallëzuara që ka vetëm 22 vjeç, dyshohet se ka trafikuar në Maqedoni, në bashkëpunim me disa persona të tjerë, një 23-vjeçare nga Kosova.
Pasi i kishte mundësuar hyrjen ilegale në vendin tonë, K.I e kishte strehuar të rejën kosovare në një apartament ku ndodheshin edhe katër femra nga Shqipëria e Maqedonia.
E dyshuara i kishte premtuar viktimës së saj se do të punonte si balerinë dhe këngëtare në një objekt hotelerie në Tetovë, por jo gjithçka kishte vajtur mirë, shkruan zhurnal.
Pak ditë pasi ishte vendosur në apartament, K.I e kishte detyruar me forcë B.M të konsumonte drogë dhe alkool, por edhe të kishte marrëdhënie intime me mysafirët e pranishëm në lokal, duke e kërcënuar me jetë nëse do të refuzonte.
Viktima ia kishte dalë të njoftonte Policinë e Tetovës./Indeksonline/